Stuhi e tornado/ Humbasin jetët 7 persona, plagosen dhjetëra të tjerë në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 7 persona kanë humbur jetët dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga tornadot që kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e mërkurë dhe të enjte.

Vendet më të prekura janë Oklahoman Jugore, Teksas dhe në Luiziana, ndërsa nga BBC raportohet për përmbytje dhe tornado të shumta.

Gjatë tornados së rrezikshme në Okllahoma dhe Teksas humbën jetët pesë persona. Ndërsa në Luiziana, një person vdiq në një stuhi dhe një tjetër në ujërat e përmbytjes.

Më tej raportohet se me miliona njerëz kanë mbetur në rrugë, për shkak të motit shumë të keq në disa rajone.

Ndër të tjera raportohet se 100 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji në jugun e Amerikës, që nga pasditja e së enjtes. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) bëri me dije se “tornadoja jashtëzakonisht e rrezikshme” që goditi qytetin e Onalaska dhe pjesë të tjera të qarqeve Polk dhe San Jacinto në Teksas u formua rreth orës 18:00 me kohën lokale (23:00 GMT).

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott komunikoi se agjencitë e shtetit për menaxhimin e urgjencës po punojnë me zyrtarët lokalë për të ofruar ndihmë. Ndërsa pasoja të shumta kishte edhe në banesa, infrastrukturë e shumë të tjera./Fjala.al/

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV