Jeni zgjuar me dhimbje stomaku? Këto ushqime mos i hani kurrë në darkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse nuk po u kushtoni rëndësinë e duhur ushqimeve që konsumoni në darkë, po bëni gabimin më të madh.

Në asnjë mënyrë nuk duhet ta injoroni këtë vakt të rëndësishëm, pasi ngrënia e disa ushqimeve gjatë darkës mund të shkaktojë probleme shëndetësore, përfshirë urthin, gjumin jo të rehatshëm dhe shtimin në peshë.

Më poshtë, keni një listë të ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë gjatë vaktit të darkës.

Ushqime të yndyrshme

Ushqimet e yndyrshme nuk duhen ngrënë gjatë natës pasi janë të vështira për t’u tretur. Gjithashtu, ato mund të ndërhyjnë në funksionet e traktit gastrointestinal.

Ushqime pikante

Ngrënia e ushqimeve pikante gjatë natës mund të shkaktojë urth, që është një gjendje mjekësore e karakterizuar nga dhimbje djegëse në pjesën e poshtme të gjoksit, shije acide në gojë etj.

Karbohidratet e thjeshta

Edhe pse karbohidratet janë thelbësore për energjinë, këshillohet të mos hani ushqime që përmbajnë karbohidrate gjatë darkës, pasi ato janë ushqime me glicemi të lartë dhe për këtë arsye mund të përthithen në qarkullimin e gjakut me shpejtësi. Kjo do të thotë se nëse nuk do të ushtroheni ose nuk bëni ndonjë ushtrim fizik, ato do të ruhen në trup si yndyrë, duke ju bërë të shtoni peshë. Prandaj, duhet ta mbani larg sheqerin e papërpunuar, picat, makaronat dhe patatet.

Çokollata

Çokollatat përmbajnë kafeinë që mund të shkaktojë probleme me gjumin. Kafeina shoqërohet gjithashtu me probleme që përfshijnë shqetësimin, nervozizmin, të përzierat, acarimin e stomakut, rritjen e rrahjeve të zemrës etj. S.B

Të fundit

Princ Leka shpreh hapur mbështetjen për banorin e “Big Brother VIP 4”

Princ Leka Zogu II, ka shprehur hapur mbështetje për një prej konkurrentëve të këtij edicioni, Gjestin, i cili sapo...

Tirana, qyteti i pestë më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një banese

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës...

Arrin nivelin më të lartë në dy vite, dollari “mposht” valutat e tjera

Dollari arriti të hënën nivelin më të lartë të dy viteve kundrejt monedhave kryesore. Monedha amerikane arriti kulmin në 110.08 duke zgjatur rritjen e...

Bardhi: Unë ndryshe nga Berisha, nuk e quaj SPAK “organizatë kriminale”!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi bëri një “lumë” akuzash ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Shkak për akuzat e Bardhit ishte mbyllja...

Zuckerberg, Musk, përgjigjuni: Në lidhje me skandalin e abuzimit të fëmijëve në internet?

Susanna Rustin   Dy gjëra në dukje kontradiktore janë të vërteta. Ishte e tmerrshme që axhenda e politikës së brendshme të Mbretërisë së Bashkuar të rrëmbehej...

Lajme të tjera

Web TV