Nuk pranoi ta takonte në “BBV”, si janë sot raportet mes Sara Gjordenit dhe kunatës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3” festoi një ditë më parë ditëlindje, duke marrë qindra mesazhe urimi dhe dhurata.

Përmes fotove që publikoi vetë në rrjetin social “Instagram”, Sara zbuloi surprizën romantike të partnerit të saj, Bardhit, që e kishte mbushur shtëpinë me trëndafila të kuq dhe bizhuteri, ku ra në sy unaza me gur të çmuar.

Por, ndjekësit vunë re një tjetër detaj në ditëlindjen e Sarës, urimin e veçanta nga kunata e saj, Afërdita Idrizi.

Motra e Bardhit pranon se e ka gjykuar në fillim Sarën, por i la kërkuar më pas falje dhe sikurse tregon, tashmë raporti mes tyre është shumë i mirë.

“Shumë urime për njeriun dhe femrën më të fortë që kam takuar! Shumë urime për vajzën që unë fillimisht gjykova dhe prap ajo më fali. Shumë urime për vajzën që nuk e deshën dhe prap ajo nuk u ndal me vepra të mira! Shumë urime për vajzën që e gjuajtën me gur por bamirësitë e saj nuk pushuan së rështuri njëra pas tjetrës!

Urime për gruan e fortë që je dhe e shfaqe më së miri! Urime për gruan që ndryshoi familjen tonë! Shumë urime për nënën që po më bën hallën më të lumtur në botë! Të dua njeriu më i gjykuar në shoqëri po ashtu dhe më i drejti! Të bëhesh 100 e u shtofshin vajzat si ty”, shkruan ajo.

Kur Sara dhe Bardhi qëndronin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, aty ku nisën romancën e tyre, në një nga netët e spektaklit live, Afërdita hyri në shtëpi për të surprizuar Bardhin, por nuk pranoi të takonte Sarën, veprim që u komentua si refuzim nga ana e saj për lidhjen e çiftit, që tashmë po presin fëmijën e tyre të parë./kb

Të fundit

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar Koliqit në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Biblioteka Kombëtare çeli sot ekspozitën “In Memoriam 1901-1975”, kushtuar intelektualit të mirënjohur shqiptar, Ernest Koliqit me rastin e 50-vjetorit...

“Shqipëria është shtëpia ime e dytë”/ Ambasadori italian përfundon misionin 5-vjeçar

Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka përfunduar misionin e tij 5-vjeçar në Shqipëri. Në një intervistë që përkon me mbylljen e detyrës, Bucci u shpreh tepër...

Balluku për marrëveshjen Shqipëri-Itali-Emiratet: Rrugë e gjatë dhe sfiduese

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë...

Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!

Nga Frrok Çupi Nga njëra bisedë në tjetrën e nga njëra medie në tjetrën, dëgjoj ‘Mot i keq…, mot i keq’. Këto ditë ishte vërtet dimër...

“Kurrkujt mos i raftë kjo punë”, vrasja e Ramazan Matajt, ngujohet familja Hasaj

Dy vëllezër janë arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt, ngjarje që ndodhi në Dragoç të Shkodrës në fillim të Janarit. Një ngjarje e rëndë...

Lajme të tjera

Web TV