Khloe Kardashian gati “vezët” për fëmijën e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rikthyer sërish në formë dhe këtë nuk ngurron ta shfaqë edhe në rrjetet e saj sociale, ku ndan gjithçka me fansat. 35-vjeçarja Khloe Kardashian po e kalon periudhën e karantinës në shtëpinë e saj në Casablanca, nga ku çdo ditë pushton portalet me lajmet që prodhon, qoftë edhe nga dhoma e gjumit.

Teksa rrëfen se firma e saj atletike po shndërrohet në një brand gjithnjë e më të kërkuar, duke pushtuar modën amerikane, Khloe rrëfen se po bëhet gati për një fëmijë tjetër. E për të mos ndërruar dorën, siç edhe vetë shprehet, thotë se babai do të jetë sërish Tristan Thompson, ish bashkëshorti i saj, me të cilin ka edhe vajzën e parë Emma.

Khloe thotë se tashmë ka nisur të ngrijë dhe të ruajë vezët, siç tashmë është shndërruar në modë, deri sa të përgatitet edhe ish-i i saj, Tristan.

Në një familje “moderne” si ajo Jenner-Kardashian, ky lajm u mirëprit, veç pjesës që babai i fëmijës do të jetë Tristan. Çifti u nda vitin e shkuar pasi Tristan e tradhtoi partneren e tij gjatë shtatzanisë, pak ditë përpara lindjes. Edhe pse marrdhënia e tyre ka përfunduar, të dy janë prindër të përkushtuar të Emës.

Të fundit

Harrojeni lirinë e Atdheut, luftrat bëhet për të “kap ndonjë lek”

Nga Leonard Veizi Lufta, në vetvete, nuk bëhet për lirinë e popujve, as për prosperitetin apo begatinë e tyre. Këto...

Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga natyra shqiptare, duke sjellë në vëmendje bukuritë e rralla të parqeve kombëtare...

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash...

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti. I pasur...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV