Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë pasi të hani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një vakti të bollshëm, shumë nga ne duan të shtrihen dhe të shohin televizor. Por kjo është një nga gjërat më të këqija që bëjmë pasi kemi ngrënë. Janë disa rituale të vogla dhe të këqija si këto që na ndalojnë të arrijmë potencialin tonë më të shëndetshëm. Më poshtë do të lexoni për 5 gjëra që nuk duhen bërë nëse sapo keni ngrënë:

Të flini

Të shkosh të flesh pas të ngrënit, provokon djegie të stomakut gjatë natës, siklet dhe fryrje. Rregulli i artë është të mos hani të paktën disa orë para se të shkoni në shtrat.

Të pini duhan

Për shumë njerëz, një cigare pas të ngrëni është një ritual. Është një nga gjërat më të këqija që mund t’u bën mushkërive tuaja. Nëse pini duhan, prisni të paktën një orë pas ngrënies për të ndezur një cigare. Nikotina prezente tek duhani lidhet me aksesin e oksigjenit në tretje, duke bërë që trupi të thithë më shumë elemete kancerogjene se normalja. Sipas studimeve, një cigare menjëherë pas buke është sa dhjetë cigare njëherësh. Gjithashtu rrit shanset e kancerit të zorrëve dhe mushkërive.

Dush

Kur bëjmë dush, trupi ynë rrit qarkullimin e gjakut drejt esktremiteteve si duart e këmbët dhe minimizon qarkullimin në gjak. Kjo gjë dobëson sistemin tretës, pra ka mungesë të tretjes që pasohet me dhimbje të forta në stomak.

Të pini çaj

Pirja e çajit pas një vakti ndikon në absorbimin e hekurit. Acidi tanik i pranishëm tek çaji lidhet me proteinat dhe hekurin në ushqimin tonë, duke ndaluar trupin të marrë benefitet dhe t’i shpërbëjë ato. Kjo sjell një reduktim deri në 87% të absorbimit të hekurit. Mungesa e hekurit në trup mund të shkaktojë anemi, një mugnesë të rruazave të kuqe të gjakut, lodhje, dobësi, zbehje të lëkurës, dhimbje gjoksi, këmbë e duar të ftohta, thonj të dobët dhe mungesë oreksi.

Lexo edhe :  Shtohet depresioni tek adoleshentët, ekspertët: Të rinjtë refuzojnë ndihmën e psikologut

Të hani fruta

Nëse keni menduar se frutat mund t’i hani në çdo moment të ditës, është më mirë t’i hani me stoamk bosh. Kjo sepse frutat kërkojnë enzima të ndryshme për t’u tretur dhe sheqernat e thjeshta të frutave kanë nevojë për kohë në mënyrë që të treten plotësisht nga trupi. Me stomak bosh i përfitoni të gjitha vlerat ushqyese, fibrat dhe sheqernat e thjeshta. Nëse hani fruta menjëherë pas vakteve, ato mbeten në stomak për një kohë të gjatë duke shkaktuar mungesë tretjeje, djegie dhe dhimbje stomaku./E.Ç

Të fundit

Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur

Rusia dhe Ukraina njoftuan të hënën se këmbyen disa qindra të burgosur. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi përmes një...

Foshnjet e lindura në 2025 do t’i përkasin “Gjeneratës Beta”

Gjenerata Beta, grupi pas Gjeneratës Alfa (2010-2024), do të përfshijë të lindurit midis 2025 dhe 2039, sipas “New York Post”. Duke filluar zyrtarisht më 1...

Mbi 700 mijë turistë për një vit/ Gjirokastra, destinacioni i të huajve

Në këtë periudhë të festave të fundvitit Gjirokastra e gurtë është kthyer në një destinacion turistik të preferuar për turistët vendas dhe të huaj....

Nga klima, pandemitë dhe hapësira, parashikimet shkencore për vitin 2025

Çfarë mund të presim nga kërkimi shkencor dhe eksplorimi i hapësirës në vitin që do të fillojë? Faqja e internetit “Nature" ka bërë një...

Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8-ve luhen më 14 dhe 15 janar 2025

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar...

Lajme të tjera

Web TV