Mbani çadrat gjithmonë me vete! Ja si pritet të jetë moti javën e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çadra, mëngë të shkurtra dhe netë të freskëta. Mund të duket pak “absurde”, por kjo do të jetë një panoramë e asaj se cfarë do të na shoqërojë për javën që presim përpara.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë (për javën që presim përpara) do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme edhe pse nuk do të mungojnë kthjellimet apo orët me diell. Kjo situatë vjenë si pasojë e një qendre ciklonare (shoqëruar me masa ajrore të ftohta) e cila aktualisht ndodhet në verilindje të Rajonit të Ballkanit e cila më pas mer trajaktore drejt perëndimit të Ballkanit e më pas europën qëndrore. Thënë kjo, masat e ftohta zëvendësojnë masat ajrore më të ngrohta (dhe anasjelltas) duke krijuar kështu edhe kontraste të forta termike kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Moti për të gjitha ditët e javës parashikohet me kthjellime (orë me diell) si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura (mot i vranët). Në momentin e vranësirave të dendura parashikohen reshje shiu të herëpashershme (me ndërprerje) me intensitet të ulët. Por, këto reshje në relievet kodrinore dhe kryesisht ato malore në periudha afatshkurtra do të jenë edhe në formën e rrebesheve apo shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në këtë mënyrë në momentin e orëve me diell pritet që dhe temperaturat në pjesën më të madhe të ditëve të prekin vlerat 25-27 grad celcius në mesditë (zonat bregdetare dhe ato të ulta) por edhe rënie të menjëhershme të tyre me disa gradë në momentin e reshjeve të shiut (shtrëngatave, rrebesheve). S.B

Mbani çadrat gjithmonë me vete! Ja si pritet të jetë moti

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV