Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e para të dëborës në vendit tonë. Këtë të shtunë kanë nisur reshjet e borës në të gjithë qytetin e Kukësit. Edhe pse intensiteti i reshjeve është i ulët ai pritet të rritet i ndihmuar edhe nga ulja e temperaturave.
Sipas sinoptikanëve, temperaturat e ulëta pritet që të sjellin edhe reshje të lehta dëbore në Kukës, Pukë, Peshkopi, Korçë dhe Ersekë.
Deri më tani nuk janë shënuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Megjithatë këshillohet që drejtuesit e makinave të marrin masat dhe zinxhirët për borë me vete./Fjala.al