Ndërron jetë një pacient me “Ethet e Nilit”, konfirmohen katër raste të reja pozitive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person ka ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive si pasojë e virusit të ethet e Nilit. Nga fillimi i vitit e deri më tani janë bërë gjithsej 30 analiza për ethet e Nilit, nga të cilat katër raste janë konfirmuar pozitive, ku rasti i katërt ka përfunduar me vdekje.

Siç thuhet në raport, pacienti ishte pensionist dhe merrej me bujqësi, me banim në fshatin Obeleshevë, Koçan. Sipas anketës epidemiologjike, pacienti nuk ka udhëtuar jashtë vendit, si dhe jashtë vendbanimit, gjatë periudhës së inkubacionit.

“Në momentin e pranimit, pacienti ishte febril, i sëmurë, me ndërgjegje të çrregulluar, pra i çorientuar, agresiv dhe normalisht mjekët tanë specialistë e kanë dërguar për hetime të mëtejshme. Në rastin e pacientit është konstatuar se bëhet fjalë për inflamacion të trurit dhe ai është pranuar në Klinikë dhe ka vazhduar diagnostikimi i mëtutjeshëm. Të gjitha procedurat diagnostike janë kryer dhe prania e etheve të Nilit është konfirmuar në serum në ISHP”, theksoi Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive.

“Rasti i parë është testuar në muajin prill, ndërsa personi është nga Strumica që është kthyer nga Kenia. Rasti i dytë është një burrë nga Koçani që ka ardhur nga Tunizia, i testuar në korrik në ISHP. Rasti i tretë është testuar në gusht – burri është nga Tetova dhe gjatë anketimit epidemiologjik nuk ka deklaruar se ka udhëtuar diku. Rasti i katërt dhe i fundit është testuar në ISHP më 12 shtator. Burri është nga Çeshinovo Oblesheva, është shtruar në Klinikën Infektive dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Gjatë anketës epidemiologjike, ai dha informacion se nuk kishte udhëtuar askund”, shtoi Marija Andonova, drejtoreshë e ISHP-së./    S.M

Të fundit

PD paraqet 15 pikat e programit ekonomik/ Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve

Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e vendit...

Sa mund t’i kushtojë Elon Musk blerja e TikTok?

Elon Musk, personi më i pasur në botë, mund të bëjë një ofertë të ngjashme me atë që pagoi për Twitter (44 miliardë dollarë),...

Mbretëria e Bashkuar nis hetim ndaj Google

Mbikëqyrësi i konkurrencës në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një hetim për gjigandin e teknologjisë Google. Kompania po hetohet nëse ka më shumë fuqi...

U godit me çekiç në kokë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së 81-vjeçarit në Qafë Mollë

Sipas deklaratës së policisë, autori Isuf Hasa e goditi me çekiç në kokë dhe më pas i vodhi paratë. 81-vjeçari u gjet pa shenja jete...

Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët!

AMP ka pezulluar 3 punonjës policie për shkak se nuk parandaluar arratisjen e N.L. dhe E.P. nga dhomat e sigurisë së policisë së Elbasanit. Agjencia...

Lajme të tjera

Web TV