Gjendja financiare e shqiptarëve, gazetari: Është rritur ngarkesa e familjeve me borxh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata financiare e familjeve shqiptare duket se ka ardhur në përkeqësim këtë vit. Një vrojtim i sapopublikuar nga Banka e Shqipërisë konkludon se ngarkesa e familjeve me borxh është rritur, ndërkohë që në përkeqësim vjen edhe aftësia e tyre paguese.

Lidhur me këtë, gazetari Lorenc Rabeta i ftuar në një studio televizive, u shpreh se jemi në ujëra negativë sepse do duhej të kishim rritje të aftësisë për miratimin e huasë.

Ai tha se kemi pothuajse gjithmonë një inflacion të ulët, por që për familjet shqiptare nuk është aq i ulët.

“Rritje masive të pagave e kemi pas korrikut, gjithsesi kemi rritje pagash vazhdimisht dhe për mua jemi në ujëra negativë sepse duhet të ishim në parametra të kundërt.

Nëse do flisnim për rritje ekonomike, rritje të buxhetit, rritje të PBB, atëherë duhet të ishim dhe rritje të aftësisë paguese që nuk ka ndodhur dhe problemi i parë që shoh te kjo rritje ekono9mike që ne trumbetojmë nga turizmi dhe ndërtimi nuk kanalizohet te të gjithë sektorët e ekonomisë dhe nuk shkojnë në kanalet e duhura.

Kemi zhvillime të mira makro por jo të gjitha shkojnë në kanalet e duhura. Kemi inflacion shumë të ulët aktualisht, por gjithmonë jo aq i ulët për familjet bazë sespe ajo shporta që ata blejnë vazhdojnë të jenë ende në çmime të larta. Të gjitha këto peshojnë në ekonomitë familjare dhe përtej rrezikut shoh problem një përkeqësim të blerjes së shqiptarëve.”

Më tej duke komentuar rritjen e pagave, Rabeta thekoi se rritja e tyre nuk është aq e fortë sa për të kaluar goditjen e inflacionit. Sipas tij indeksimi i pensioneve nuk do të thitë rritje page dhe është i pamjaftueshëm, duhet të ishte të paktën 20% rritje.

Lexo edhe :  12 pengesat e Shqipërisë për rritje të qëndrueshme ekonomike deri më 2030

“Tkurrjen e interesit për kredi e lidh me listën e rreziqeve dhe pritshmëritë jo aq të larta për ekonomitë shqiptare pavarësisht rritjes së rrogave e cila nuk është aq e madhe sa trumbetohet. Kemi një rritje të pagave por jo aq e fortë sa për të anashkaluar këtë ngërçin e çmimeve që ka prodhuar inflacioni. Familjet e panë dhe rritjen e pagave që nuk ishte aq e fortë dhe që nuk mbulon nevojat e tyre dhe nuk e shohin me aq optimizëm të ardhmen.

Kryesorja është se rritja e pagave dhe kanalizimi i munguar i të gjitha kanaleve që hyjnë në shtetin shqiptar mendojnë se do kenë akoma më pak mundësi shlyerje të tyre. Pensioni nuk pret ndonjë rritje thelbësore, ata thjesht u indeksuan dhe kur e panë në terma praktike këto rritje pagash i ulën ato pritshmëritë e mëdha. Jemi shumë larg indeksimit real.”/  kb

Të fundit

7 karakteristikat e njerëzve të pakënaqur nga jeta

Në jetë ka ngjarje që mund të na shkaktojnë dhimbje të madhe, trishtim apo zemërim të thellë. Të gjithë,...

4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln € para marsit

Katër banka ndërkombëtare, me ekspertizë në proceset e emetimit të eurobondeve do të udhëheqin Shqipërinë në daljen në tregjet e huaja për të marrë borxh gjatë...

Shifrat/ Ndikimi i zgjedhjeve në ekonomi

2025-a është një vit elektoral. Në periudha të tilla dinamikat e zhvillimit të ekonomisë ndryshojnë dhe përgjithësisht viti priret të jetë më e mirë,...

Revista e njohur: Turistët francezë në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë

Duke filluar nga ky vit, turistët francezë do të mund të fluturojnë lehtësisht drejt Shqipërisë – një destinacion befasues dhe tërheqës në zemër të...

Akordi që shton eksportin e energjisë/ Shqipëria kthehet në lider energjitik në rajon

Marrëveshja trepalëshese midis Emirateve të Bashkuara Arabe,Italisë dhe Shqipërisë parashikon ndërtimin e një linje interkonjeksioni nënujore. për të transportuar energjinë e prodhuar nga burime të...

Lajme të tjera

Web TV