Koronavirusi/ Sa kohë do të na duhet për t’u shëruar? Ja çfarë duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri britanik Boris Johnson do të rikthehet në punë këtë të hënë, pasi u shërua nga Covid-19, virusi që 2 javë më parë desh i mori jetën.

Por shumë pacientë do të kenë nevojë për më shumë kohë për tu shëruar e për t’ju rikthyer përditshmërisë së tyre. Koha e rikuperimit varet nga fakti se sa keq e prek virusi një të infektuar.

Disa pacientë mund të rikuperohen shumë shpejt, ndoshta brenda disa ditëve ndërsa për disa të tjerë agonia e koronavirusit mund të zgjasë më shumë.

Mosha, gjinia dhe sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese mund të rrisin riskun për tu shndërruar në një të sëmurë rëndë nga Covid-19.

Sa më shumë i nënshtrohesh terapisë dhe sa më shumë ajo të zgjasë, aq më shumë kohë do të kërkojë edhe rikuperimi.

Por çfarë ndodh n.q.s kemi simptoma të përziera, aspak të lehta për tu kuptuar? Disa pacientë mund ta kalojnë virusin vetëm me disa simptoma, pak kollë apo temperaturë.

N.q.s nuk kanë këto shenja, më të dukshmet, mund të kenë dhimbje trupi, lodhje fizike, fyt të thatë apo hundë. Kolla është fillimisht e thatë ndërsa disa të tjerë mund të kenë edhe dhimbje bashkë me të.

Këto simptoma lehtësisht mund të kalojnë edhe me një regjim të thjeshtë shtrati, vitamina apo paracetamol. Këta pacientë, me simptoma të lehta apo pa simptoma radhiten mes atyre që shërohen më shpejt.

Temperatura zakonisht zgjat më pak se një javë. Këta pacientë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bazuar në të dhënat analitike nga Kina, mund të shërohen për 2 ose maksimumi për 3 javë.

Por çfarë ndodh me pacientët që shfaqin simptoma më të rënda? Për ta, sëmundja mund të jetë më serioze. Simptomat përhapen brenda 7-10 që nga momenti i infektimit. Transformimi ndodh ngadalë.

Nis me vështirësitë në frymëmarrje ndërsa fyti pëson inflamacion. Kjo vjen për shkak se sistemi imunitar i trupit përpiqet të luftojë virusin, ky është reagimi më i shpejtë, pavarësisht dëmeve që shkakton edhe në pjesë të tjera të trupit.

Lexo edhe :  Dita e tretë e rinumërimit për Tiranën, hapen 261 kuti! PD humb 138 vota

Kjo është arsyeja përse disa pacientë duhet të dërgohen në spitalet Covid, për t’ju nënshtruar terapisë me oksigjen.

Çfarë ndodh n.q.s një pacient i nënshtrohet terapisë intensive dhe kur duhet të ndodhë kjo? Sipas OBSH, një person në 20, do të ketë nevojë edhe në vijim për trajtim në terapi intensive, që do të thotë mund të ketë nevojë për vëzhgim apo edhe për tu vendosur në intubim.

Këta pacientë kërkojnë shumë më shumë kohë për të dalë nga terapia intensive. Për t’ju rikthyer normalisht jetës së përditshme, atyre do ti duhet një regjim nga 12-18 muaj. Fakti që një pjesë e tyre kalojnë javë të tëra në një shtrat spitali, i bën muskujt e tyre të humbasin aftësitë për të lëvizur.

Pacientët do ta ndjejnë veten të dobët e të pafuqishëm dhe do ta kenë të vështirë të ringrihen. Shumë prej tyre, sidomos moshat më të rrezikuara, do të kenë nevojë për fizio-terapi.

Përveç tyre, shumë mund të kenë nevojë edhe për terapi me një psikanalist apo psikiatër, pasi mund të vuajnë edhe nga çrregullime mendore. Pas daljes nga terapia intensive,sic është vërejtur në Kinë dhe Itali, pacientët e shëruar do të kenë shumë nevojë për gjumë, shumë më shumë se zakonisht.

Por, kjo është e vështirë për tu përgjithësuar për të gjithë pacientët. Disa qëndrojnë shumë pak orë apo ditë në terapi intensive ndërsa të tjerë qëndrojnë të intubuar për javë të tëra.

A mund të na shkaktojë koronavirusi efekte afat-gjata në shëndet? Ata që kanë qëndruar në terapi intensive mund të pësojnë dëmtim të mushkërive, që do ti shoqërojë këta pacientë përgjatë gjithë jetës.

Sipas shifrave nga Universiteti “Johns Hopkins” deri më sot, mbi 820 mijë vetë, të prekur nga Covid-19, janë shëruar nga 2.9 milionë që janë infektuar në mbarë globin

Burimi: BBC, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Urdhër i ri nga Trump, Berisha: E ka me Ramën, jo me mua

Urdhri i presidentit të SHBA Donald Trump për të shtytur edhe me një vit vlerësimin e administratës amerikane për...

Ambasada Amerikane trajnon prokurorët shqiptarë, çfarë po ndodh?

Selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit ka pritur për dy ditë më radhë prokurorët shqiptarë në një trajnim të posaçëm mbi hetimin dhe ndjekjen...

VIDEO: 34-vjeçari merr 40-vjeçarin në makinë dhe e godet me grushte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 34-vjeçar ka marrë me forcë në automjet një person tjetër dhe e ka dhunuar...

FOTO: Rinumërimi i votave, KAS edhe ‘bufin’ ia quan të vlefshme Ramës

Në pallatin e sportit “Farie Hoti” po rinumërohen votat për Tiranën, por ky proces ka ngjallur pakënaqësi tek kandidatët të cilëve shumë vota po...

Trump: Putin mund të ketë ambicie përtej territorit të Ukrainës

Gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Hagë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pyet për presidentin rus Vladimir Putin, të cilin...

Lajme të tjera

Web TV