Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e kafesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e parë e muajit tetor, shënon Ditën Ndërkombëtare të Kafesë dhe adhuruesit e saj në mbarë botën mblidhen të nderojnë pijen e tyre të preferuar e cila përshkon të gjitha kulturat dhe promovon unitet.

Organizata Ndërkombëtare e Kafesë ka shkruar se është më rëndësi të festohet diveristeti, kualiteti dhe pasioni ndërmjet adhuruesve të kafesë. Kjo gjithashtu është edhe një mundësi për të treguar dashurinë që kanë ndaj kafesë dhe mbështetjen e miliona fermerëve që merren me kultivimin e saj, shkruan Times of India.

Shumë vende të botës festojnë ditën e tyre të kafesë në data të ndryshme përgjatë vitit. Në muajin mars të vitit 2014, shtetet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Kafesë janë pajtuar ta organizojnë Ditën e Kafesë me 1 tetor në mënyrë që të krijojnë një ditë feste për adhuruesit e pijes së famshme në mbarë botën.

Dita ndërkombëtare e kafesë shërben për disa qëllime:

Ndikimin kulturor pasi që nga ceremonitë tradicionale të Etiopisë e deri te kafetë e Parisit, kafeja është integruar në shumë kultura përmes jetës së përditshme.

Ndikimi Ekonomik: Industria e kafesë ka domethënie në mbarë botën, duke siguruar punësim për miliona njerëz. Organizata Ndërkombëtare e Kafesë avokon për tregti të ndershme dhe burime etike, duke u siguruar që prodhuesit të marrin kompensim për punën e tyre.

Rritja e vetëdijes për çështjet e ambientit: Kjo ditë rrit vetëdijen për sfidat ambientale me të cilat përballen prodhuesit e kafesë në mbarë botën, të tilla si ndryshimet klimatike dhe shpyllëzimi. Kjo ditë promovon përkushtim dhe qëndrueshmëri dhe praktika të barabarta brenda industrisë. S.B

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV