Filmi ‘Wolfs’ me George Clooney dhe Brad Pitt, më i ndjekuri në historinë e Apple TV+

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ujqit”, filmi i ri i John Watts me aktorë George Clooney dhe Brad Pitt, është bërë filmi më i ndjekur në historinë e Apple TV+.

Sipas Deadline, filmi rriti shikueshmërinë me gati 30% javë pas javë. Ai u shfaq premierë më 27 shtator, në më shumë se 100 vende. Vlerësimet më të larta ishin në SHBA, Mbretërine e Bashkuar, Kanada, Australi, Itali, Meksikë, Brazil dhe Gjermani.

Yjet e Hollivudit luajnë dy ujqër të vetmuar, të cilët janë të detyruar të punojnë së bashku pasi u është caktuar i njëjti mision. Amy Ryan, Austin Abrams dhe Poorna Jagannathan plotësojnë kastin e filmit.

 

“Kur George, Brad dhe John na u afruan për ‘Wolfs’, ishte një vendim i lehtë – një film tërheqës, argëtues ku luajtën dy fitues të Oskarit që të gjithë e dinë se janë ikonë së bashku,” tha Matt Dedler, producent ekzekutiv i Apple Original Films. “Ne gjithmonë kemi besuar se Apple TV+ është shtëpia e artistëve më të talentuar në botë për të krijuar dhe ofruar punën e tyre më të mirë dhe është emocionuese të shohësh audiencën që e përqafon këtë kaq fort.”

Prodhimi tjetër ambicioz i Apple është Blitz i regjisorit Steve McQueen, fitues i çmimit Oscar, i cili do të shfaqet në kinema të zgjedhura më 1 nëntor përpara se të shfaqet në Apple TV+ më 22 nëntor./e.t

Të fundit

Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive...

Shqiptarët pa para letër?

FATOS ÇOÇOLI Pak ditë më parë, Kryeministri Rama përmendi objektivin e Shqipërisë pa para fizike për vitin 2030. Kjo përmendje ngjalli debat të fortë. Të...

Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Pogradec- Një banesë është përfshirë sot nga flakët në në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të...

“Arjani më ofroi lekë”/ Konomi i përgjigjet ashpër Shabanit: Unë të jap para, boll kam…

Një nga mbështetasit më të afërt të Adriatik Lapajt dhe kandidati për deputet i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Arjan Konomi, u është përgjigjur akuzave të...

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e ardhshme e Napolit

Margherita e Durrësit, e njohur edhe si Margaret e Durrësit, ishte një figurë e rëndësishme e shekullit të XIV, që i përkiste degës anësore...

Lajme të tjera

Web TV