Sot nis lëvizja e taksive, ja rregullat që duhet të ndiqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga dita e sotme, në Shqipëri do të lejohet lëvizja me taksi brenda qytetit me masa të rrepta sigurie.

Kjo është një nga lehtësimet e bëra nga qeveria në zbutje të masave në këtë kohë pandemie. Por ky lehtësim do të shoqërohet me masa të rrepta sigurie.

Udhëzimi i plotë:

Nga data 27 Prill, do të rifillojnë shërbimet me taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit! Shoferë dhe pasagjerë duhet të respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë të ndërmarra në situatën e emergjencës COVID-19!

Si të udhëtojmë të sigurt me taksi?

Shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant! Të shmangen kontaktet fizike!

Pasagjeri duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet. Përjashtim rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi!

Kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur!

Mbuloni gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliteni apo kur teshtini. Shmangni prekjen e syve, hundës ose gojës me duar të palara.

Pas pagesës me kartë/cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart.

Pas çdo pasagjeri, shoferi të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit, etj.

Të fundit

Spiropali për procesin e anëtarësimit në BE: U sigurua nga Edi Rama dhe PS!

Mbrëmjen e kësaj të Enjte në “Opinion” u shtrua pyetja “Përse Partia Socialiste po kërkon një mandat të 4-ërt?”...

A ka dëmtuar bazën e PS arrestimi i Erion Veliajt? Si përgjigjet Elisa Spiropali

Këtë të enjte në emisionin “Opinion” përballë gazetarëve ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila është edhe drejtuese politike e PS-së për...

“Nuk jam nga ato që shkoj derë më derë”, Dash Shehi: Kam bërë luftë për listën e hapur!

Drejtuesi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, Dashamir Shehi foli sot në Log, News 24 lidhur me ecurinë e fushatës elektorale të 11 majit. Shehi u...

“Do t’ju hamë të gjallë”, Alizoti tregon pse kërcënoi nga Elbasani

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Top Story”, Tomor Alizoti ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij të dhënë nga Elbasani ‘do t’ju hamë...

Ish-prokurori Arjan Ndoja tregon pse hyri në politikë: Kam informacione brenda PS…

Arjan Ndoja, ish-prokuror i larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu, tashmë i është futur politikës duke kandiduar për Partinë Demokratike në Durrës. ...

Lajme të tjera

Web TV