Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka zbuluar edhe 6 simptoma të reja që lidhen me koronavirusin.
Në listën e simptomave Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përveç simptomave të njohura deri më tani si ethe, kollë, gulçim, vështirësi në frymëmarrje, ka edhe simptoma të tjera si të dridhura, marrje mendsh të përsëritura, të shoqëruara me të dridhura, dhimbje muskulore, dhimbje koke, dhimbje fyti, humbje e nuhatjes dhe e shijes, shkruan News8.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve simptomat mund të variojnë nga të buta në të rënda. Shumë njerëz që bartin virusin mund të mos e dinë që e kanë koronavirusin pasi nuk kanë asnjë simpotomë. Këto simptoma mund të shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit, raporton ABC News.
Kjo është arsyeja sipas ekspertëve është e rëndësishme të vendosni maskë për fytyrën dhe të mbani 6 metra distancë nga të tjerë në publik./Fjala.al/