“Lërini njerëzit të dalin”, Shehu thirrje: Dielli, ujërat, ajri duhen shfrytëzuar kundër COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tritan Shehu, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëkohësisht me profesion mjek iu ka bërë thirrje institucioneve të krijojnë kushte për qytetarët dhe të mos i mbajnë të bllokuar por të jenë në kontakt me natyrën si një armë kundër COVID-19.

Në një postim në “Facebook”, Tritan Shehu shkruan se kontakti sa më i gjatë me diellin, drita natyrale në tërësi, ujërat, veçanërisht ato detare, shkatërrojnë Covid-19 dhe rrisin imunitetin e njerëzve, duke dobësuar forcën e epidemisë.

Në këto kushte, ai kërkon që qytetarëve t’iu krijuar mundësitë që të përfitojnë sa më shumë nga këto “ilaçe”: në plazhe, parqe, buzë lumenjve, liqeneve, pyjeve, etj.

POSTIMI I SHEHUT

Mos vazhdoni të gaboni, dielli, ujërat, ajri e hapësirat shqiptare duhen shfrytëzuar kundër Covid19!!!

Nuk ka asnjë dyshim që kontakti sa më i gjatë me diellin, drita natyrale në tërësi, ujërat, veçanërisht ato detare, shkatërrojnë Covid-19 dhe rrisin imunitetin e njerëzve, duke dobësuar forcën e epidemisë.

Vendi i ynë është në një pozicion gjeografik të favorshëm për këtë, siç quhet “helio e hidro terapi”, veçanërisht tashti që ne u futëm në sezonin me diell e ngrohtësi.

Në këto kushte qytetarëve u duhen krijuar mundësitë që të përfitojnë sa më shumë nga këto “ilaçe”: në plazhe, parqe, buzë lumenjve, liqeneve, pyjeve, etj, etj.
Kjo do të ulë edhe koncentrimet e banorëve në qytete, apo dhe në ambientet e mbyllura familjare, që sot rrezikojnë të bëhen burimi kryesor i kontaminimit.

E kuptueshme që në kushtet e epidemisë e veçanërisht të mungesës së testimeve për të njohur gjendjen, kjo duhet realizuar konform disa rregullave të qarta e të zbatueshme, masave e mjeteve konkrete mbrojtëse, por këto duhet të jenë racionale, në balance me përfitimin nga kjo “terapi”, ndoshta aktualisht me eficiente nga çdo gjë tjetër.

Lexo edhe :  Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Është detyrë e institucioneve shtetërore, që të mos mbajnë të bllokuar qytetarët prej mungesës së vizionit të tyre, por me urgjencë të bëjnë publike këto rregulla duke krijuar kushtet e garantuar zbatimin, pa u bërë pengesë për shfrytëzimin e kësaj mundësie, që Perëndia a Natyra u ka dhënë shqiptarëve.

Të fundit

Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. Ngjarja ka...

Glasnost hap rrugën për lirinë fetare, Gorbaçov premton një epokë të re të besimit

1988 – BRSS Në prill të vitit 1988, në një ngjarje me domethënie të thellë për një shoqëri që për dekada kishte jetuar nën hijen...

Rama urdhëron sërish: Asnjë lavazh nuk do qëndrojë mes lagjeve

Rama thotë se ata që kanë lavazhe të tilla duhet t’i heqin vetë, në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor. Kryeministri Edi...

Amber tallet keq me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas...

Pse po përshkallëzohen luftërat që Trump premtoi se do t’i përfundonte?

Analizë nga Brett H. McGurk | CNN | Gjatë fushatës elektorale, Donald Trump premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë ditën e parë...

Lajme të tjera

Web TV