“E mori për 2 orë, e s’ma solli më”/Babai i 17-vjeçares: Djali e ka futur në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para pak ditësh lajmi se 72-vjeçari Bajram Tusha, nga Saranda, kishte abuzuar seksualisht mbi një 17-vjeçare, tronditi mbarë opinionin publik.

Megjithëse vajza akuzon të moshuarin në lidhje me këtë ngjarje, “gishti” i babait të së miturës, Vullnetit, është drejtuar nga i dashuri i së bijës, Gentian Ruçi.

Në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live”, Vullneti shprehet se ka disa kohë që nuk takon vajzën, pasi ajo i ka ikur nga shtëpia. Ai pretendon se Gentiani, vajzën e ka futur në “kthetrat” e prostitucionit.

Vajza më ka thënë që ka qenë e dashuruar me një djalë, unë atë s’e njihja. Kur filloi korona vajza na sjell djalin në shtëpi, për ta njohur. Ajo më tha që do të iki me atë, unë i thash që do ikësh vetëm nëse do të vdes unë. Ata janë njohur në shkollë. I thashë nuk ta jap vajzën, nëse don ta marrësh vajzën më sill prindërit. Ai më tha se do ta marr për dy orë dhe s’ma solli më. Më tha që s’ta sjell dot sot por nesër, ditët kalonin dhe s’ma solli. Ma ka sjell vajzën pas 15 ditësh dhe ma ka lënë vetëm gjysmë ore. Vajza thoshte nëse do ti vij, nëse jo s’vij fare.  Ai ka abuzuar shumë me vajzën. Vajzën ai e çonte nëpër shokë, i ka bërë të njëqindtat. Unë e dua, unë kaloj mirë, e dua (thoshte vajza për djalin). Nuk e kam fejuar vajzën, e ka marrë. Vajza s’ka qenë ndonjëherë në spital, kishte disa herë që më merrte në celular dhe më thoshte jam në spital. Ai e ka futur në kthetrat e prostitucionit, për ta dërguar në Itali. Unë kërkoj nga shteti të më ndihmojë vajzën. Nuk kam drejtë të takoj vajzën, nuk e di ku është vajza. Mua më kanë vrarë fëmijën psikologjikisht, nuk e di çfarë i ka bërë fëmijës tim. Dua të drejtën e vajzës, vajza mua m’u ka vrarë, shpirtërisht, psikologjikisht. Kërkoj që vajza të më bëhet mirë. Dua që ai që m’i ka bërë këtë vajzës, të marrë dënimin e shtetit”, u shpreh Vullneti, babai i 17-vjeçares për Top Channel.

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV