Fiorentina tregon forcën në “Artemio Franchi”, “Violët” mposhtin edhe Milanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milan pësoi disfatë 2-1 ndaj Fiorentinës, në sfidën përmbyllëse të javës së shtatë të Serie A.

Një pjesë e parë me të vërtetë e “çmendur”, e cila nuk këshillohet për njerëzit që kanë probleme me zemrën.

Kean shpërdoroi një mundësi ideale në të 22-tën minutë. Sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar dëm këtë shans.

Skuadra vjollcë mori epërsinë në minutën e 35-të. Ishte një ish si Adli që mposhti Maignan.
Portieri i Fiores, De Gea bëri heroin në fundin e fraksionit, duke i pritur një penallti Theo Hernandezit.

Ende pa u mbyllur pjesa e parë, Abraham mund të vendoste ekuilibrat, nëse do tregohej më i saktë.

Besojeni ose jo por Abraham gaboi nga penalltia në minutën e 56-të.

 

Kuqezinjtë shtuan presionin dhe barazuan llogaritë me Pulisic. Fiorentina fitoi falë golit të islandezit Gudmundsson, në minutën e 73-të./ D.C

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV