Xhelozitë dhe ndarja mes princeshave Kate dhe Meghan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes kunatave duket se marrdhënia nuk ka qenë aspak e mirë, përkundrazi duket se mes tyre ka patur dhe ende ka një luftë të vazhdueshme.

Meghan Markle mësohet ti ketë rrëfyer mikeshave të saj se në qoftë se kunata, Kate Middleton do të ishte vënë njësoj si ajo në qendër të sulmit të mediave, familja mbretërore do ta kishte ndalur menjëherë sulmin dhe do të ndryshonte përgjithnjë rregullat dhe marrdhëniet me mediat e tabloidet britanike, siç Daily Mail ka mësuar nga burime konfidenciale pranë Dukeshës së Sussex.

“Nqs do të sulmohej Kate, secilës media do ti ishte mbyllur goja” mësohet të jetë shprehur Meghan.

Mes të dyjave mendohet që kjo çështje të jetë kthyer në një ndasi të madhe, ku njëra trajtohet ndryshe, e tjetra krejt ndryshe. Njëra lihet në gojë të ujkut, tjetra mbrohet me mish e me shpirt.

Më tej burimi thotë për Daily Mail se vendimi për të hequr dorë nga familja mbretërore dhe detyrimet që i takonin, nuk ishte aspak suprizë për asnjë anëtar të familjes, duke ditur marrdhënien e nderë mes dy kunatave. Edhe vetë Harry nuk është ndjerë konfident sa herë Meghan është sulmuar nga mediat e tabloidet, për të shkuarën apo për origjinën e saj. Madje disa herë është shprehur se Kate gëzon mbrojtjen e të gjithë familjes ndërsa Meghan ka vetëm Harryn. Princi i është drejtuar disa herë Princit Charles dhe vetë mbretëreshës Elizabeta për bullizmin që ushtrohet vazhdimisht ndaj Meghan, por nuk ka parë asnjë reagim.

Në janar të ketij viti, Harry dhe Meghan tronditën mbarë botën kur njoftuan se do të vazhdojnë jetën e tyre në Amerikë, larg familjes mbretërore, duke hequr dorë nga titujt sikurse detyrimet apo të ardhurat si anëtarë të familjes më të famshme në Mbretërinë e Bashkuar. Nga Dukesha e Kembridge, Kate, nuk ka patur ende asnjë reagim në lidhje me akuzat e kunatës aktore./Burimi: Daily Mail Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV