Më i madhi në histori, por… / Sa do të jetë buxheti 2025?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitin e ardhshëm Buxheti i Shtetit do të tejkalojë shifrën e 8 miliardë lekëve, niveli më i lartë në historinë e vendit. Ai do të jetë rreth 4 për qind më i lartë se buxheti i këtij viti dhe i rritur me mbi 20 për qind krahasuar me atë të vitit 2022. Fondi që do iu shpërndahet institucioneve vitin e ardhshëm është duke u hartuar, për të kaluar në komisionet parlamentare në mesin e muajit nëntor.

 

“Nga viti në vit kemi një rritje të buxhetit në dispozicion. Bëhet fjalë për një shtesë fondesh në vlerën e rreth 300 milionë euro. Kjo bëhet e nevojshme në këtë fazë që zhvillimi po kërkon të ketë”, u shpreh Selim Blliku, ekspert për ekonominë. Buxheti i vitit të ardhshëm pritet të jetë i orientuar kryesisht te investimet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore dhe mbrojtjen ushtarake. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është institucioni që do të marrë pjesën më të madhe “të tortës” së buxhetit, gati 10 për qind, ndjekur Infrastruktura dhe Energjia, Kultura Ekonomia dhe Inovacionit dhe Arsimi dhe Sporti. Mbështetja buxhetore do të rritet edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe atë të Mbrojtjes.

“Ajo që bie në sy është fakti se “mbrojtja sociale” vijon të marrë pak mbështetje. Në dekadën e fundit buxheti i shtetit zgjeruar rritur me rreth 70 për qind kryesisht nga taksat mbi shtresën e mesme, por rishpërndarja e tij nuk ka shkuar në proporcion për rritjen e kësaj shtrese dhe mbrojtjen e të varfërve”, shton Blliku. Veç mbrojtjes sociale, buxheti i vitin të ardhshëm parashikon edhe burime të kufizuara në drejtim të investimeve në arsim. Pjesa më e madhe e parave planifikohet të shkojnë për rritjen e pagave të arsimtarëve dhe më pak për ndërtimin e çerdheve, kopshteve apo shkollave.

Lexo edhe :  Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

“Burimet buxhetore kanë synuar të përmirësojnë infrastrukturën e vendit, pa ndihmuar në reforma arsimore që do të orientonin ekonominë drejt një modeli të ri me fitime më të larta”, deklaron eksperti. Buxheti për vitin e ardhshëm shkon në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto që pritet të kapë shifrën e mbi 2.5 trilionë lekëve./    S.M

Të fundit

Gjermani, mbështetja për AfD-në rritet sërish, vetëm 2% pas CDU/CSU

Mbështetja për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është rritur në 25 përqind, sipas një sondazhi...

Një ruse provon pushime në Korenë e Veriut, e para në histori!

Koreja e Veriut ka hapur dyert për turistët rusë dhe ndër të parët që e shfrytëzoi këtë mundësi ishte 33-vjeçarja Anastasiya Samsonova. Ajo kaloi...

Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Juventus po diskutojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre, që do t’i kënaqte të gjitha palët. Tashmë...

Zv/kryeminstri i Malit të Zi kërcënon Presidentin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka kërcënuar presidentin Jakov Milatoviç, pasi ky i fundit nuk dekretoi ligjin për tatimin mbi pasurinë e...

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën teksa ishte në vendin e...

Lajme të tjera

Web TV