Ja si do të dalë Evropa nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e hënë shumë prej vendeve evropiane ndërmorën hapat e parë të rrugëdaljes nga bllokimi që ka shkaktuar koronavirusi.

Në Britani, kryeministri Boris Johnson u kthye në krye të detyrës pasi fitoi luftën me koronavirusin.  Sipas Johnsonit, Britania e Madhe do të forcojë masat shtrënguese ndërsa nga ana tjetër po mendon për një strategji të hapjes.

Deri më tani në të gjithë botën kanë ndërruar jetë 206 mijë njerëz ndërsa janë prekur nga koronavirusi 3 milionë persona. Por, pavarësisht këtyre shifrave, katër vendet më të prekura në Evropë, kanë raportuar rënie të vdekjeve duke rritur shpresën se piku i shpërthimit të tyre ka kaluar.

Italia ka deklaruar se do të rihapet pjesërisht, ndërsa Franca dhe Spanja pritet të ndjekin të njëjtën rrugë gjatë kësaj jave.

Në Zvicër, dyqanet tashmë janë hapur, ndërsa nxënësit e shkollës fillore në Norvegji iu kthyen mësimit.

Diku tjetër, liderët dhe ekspertët janë duke menduar se si ta ngjallin ekonominë dhe të lirojnë qytetarët nga izolimi pa ndodhur ndonjë valë e dytë infeksionesh. Parashikimet ekonomike paralajmërojnë për rënien më të rëndë të shekullit, ndërsa çmimet e naftës po bien mes rrezikut të furnizimit.

Qeveritë evropiane që tashmë kanë parashtruar plane për të lehtësuar kufizimet, po përballen me një përzierje frike dhe padurimi nga pjesë të ndryshme të shoqërisë.

Gjermania e cila filloi heqjen e kufizimeve javën e kaluar, gjithashtu ka parë shenja të padurimit, pasi vendi po përballet me rritje të protestave kundër të lirisë personale.

Në Norvegji pati reagime të ndryshme midis prindërve pasi fëmijët e vegjël u kthyen në shkollë të hënën, me klasa të ndara me nga 15 studentë për arsye sigurie.

Lexo edhe :  Vuçiç: Situata e sigurisë në Ballkan është seriozisht e lëkundur

“Ajo ishte e gatshme në orën gjashtë të mëngjesit, tre orë më parë. Ajo ishte aq e ngazëllyer që të kthehej përsëri”, tha Karine Rabbe për AFP për vajzën e saj shtatë vjeçare, e cila ishte rikthyer në shkollë në Oslo të Norvegjisë.

Ndërsa shkencëtarët garojnë për të zhvilluar trajtime dhe përfundimisht një vaksinë për virusin, vendet po eksperimentojnë me mënyra të re jetese.

Disa vende planifikojnë të prezantojnë aplikacione për gjurmimin e viruseve për të paralajmëruar përdoruesit nëse janë afër dikujt që ka rezultuar pozitiv – aplikacion tashmë i shkarkuar nga gati dy milionë australianë, pavarësisht shqetësimeve mbi privatësinë.

Të fundit

Paga mesatare 83400 lekë/Thyhet hendeku mes shtetit dhe privatit

Një individ në 2024 përfitoi rreth 8 mijë e 300 lekë më shumë në pagesën e tij mujore. Rritja e...

Kurti “merr me të mirë” SHBA-në: Marrëveshje kornizë për mbrojtjen

Qeveria e Kosovës e ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja...

Qeveria emëron dy zëvendësministra në Ministrinë e Financave

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e...

Egla Ceno hyn në shtëpinë e “Big Brother VIP”, puth në buzë Laert Vasilin

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do...

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shtyn dhënin e vendimit

Për të dytën ditë me radhë Apeli i GJKKO ka shtyre dhënien e vendimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili...

Lajme të tjera

Web TV