Pse “Djathtas”? Alibeaj: Në 33 vite demokraci, s’ka pasur një të djathtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enkelejd Alibeaj shpjegoi në emisionin “Real Story” në ABC News se pse e quajtën partinë më të re “Djathtas 1912”. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, themeluesi i grupimit më të ri politik, tha se që nga viti 1912 nuk ka pasur një të djathtë që ta përfaqësojë seriozisht vendin.

“Arsyeja e parë sepse së paku në këto 33 vite demokraci nervi i së djathtës, e djathta që vendos individin në piedestal, pronën, familjen, lirinë e tregut, meritokracinë, besimin në zot, nuk ka qenë. Zig zag-et kanë qenë të mëdha, cedimet majtas kanë qenë të mëdha, edhe brenda PD ka pasur një rrymë, nerv dhe fluks që para 90 të së djathtës, e mjegullt, e vakët që në momente hareje s’u promovua.

Rasti i ‘96 e djathta e bashkuar në Shkodër, kjo ishte ajo që ishte ëndrra e parealizuar. S’më duhet që ka pasur të djathtë nga 1912 që të ketë qenë seriozisht në qeverisje të shtetit shqiptar. Por 1912 është simbol ashtu si kombëtarja na bën bashkë të gjithëve.”, u shpreh ai./    S.M

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV