Qeveria Vendos Tarifë të Re për Turizmin: 20 Euro për Çdo Krevat në Strukturat Akomoduese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo strukturë akomoduese, që ushtron aktivitetin vetëm për një periudhë të caktuar të vit (sezon veror ose sezon dimëror), do të paguajë një taksë të sheshtë për çdo shtrat që shfrytëzon.

Pra krahas taksës aktuale të fjetjes, do të vendoset edhe një taksë e sheshtë vjetore për operatorët e strukturave akomoduese me qira afatshkurtër e llogaritur në bazë të numrit të shtretërve.

Taksa e sheshtë do të jetë 20 euro në vit për çdo krevat, në fazën fillestare, dhe do të rritet në 50 euro në vit, sipas skenarit të zhvillimit të qëndrueshëm turistik.

Sipas të dhënave të ministrisë në vitin 2023, në platforma të ndryshme rezervimi, figuronin mbi 18.200 njësi me qira afatshkurtër aktive, 80% më shumë krahasuar me 2022, me në total 176 mijë. Vetëm nga aplikimi i kësaj takse deri në 2030-ën buxheti do të përfitojë 14.4 milionë euro.

Sipas strategjisë 2024-2030, kjo reformë është me rëndësi për sektorin pasi operatorët e strukturave akomoduese me qira afatshkurtër, pavarësisht prezencës së lartë në treg nuk janë objekt i taksave.

Ndërkohë është planifikuar edhe trefishim të të ardhurave nga taksa e fjetjes në hotele, nga 21.6 milionë euro vjet në 70.5 milionë euro në 2030-ën. Në total nga taksat buxheti pritet të përfitojë deri në 2030-ën afro 85 milionë euro nga 21.6 milionë euro që ishin të ardhurat vjet.

Vetëm për të rritur të ardhurat dhe për të formalizuar sektorin pasi strukturat akomoduese operojnë të paregjistruara dhe nuk deklarojnë shifrat reale të pushuesve dhe të xhiros së tyre do të ngrihet një task-forcë për frenimin e ekonomisë informale, e cila do të identifikojnë strukturat akomoduese të paregjistruara, si dhe do të monitorojë raportimin në kohë reale.

Lexo edhe :  Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Po ashtu në strategji thuhet se do të krijohet edhe një platforme për regjistrimin e turistëve në kohë reale dhe netët e tyre të qëndrimit. Përmes këtyre masave që përveç taksave synojnë edhe formalizim pritet që të rriten me 60% të ardhurat nga turizmi, nga 4.1 miliardë euro vjet, të arrijnë në mbi 6.6 miliardë euro në vitin 2030./   S.M

Të fundit

Specialist i shquar i naftës dhe Doktor Shkencash, Arqile Pipa ndërron jetë në Amerikë

Arqile Pipa, një nga specialistët shqiptar më të dalluar të naftës dhe gazit, ka ndërruar jetë në moshën 72...

Mourinho i “fiksuar” pas Calhanoglu, Fenerbahce përgatit ofertën e radhës për turkun

Fenerbahçe po vazhdon përpjekjet për të transferuar Hakan Calhanoglu nga Interi, pavarësisht se klubi italian e ka hequr atë nga lista e shitjeve. Trajneri i...

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit nis hetim

Një incident i rëndë me tone nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve ndodhi gjatë ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë...

Tiranë/ Vodhi automjetin për ta shitur për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se vodhi një automjet me qëllim për ta çmontuar dhe shitur për...

Revoltë në ushtrinë izraelite kundër Netanjahut?

Këtë javë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, synon të vendosë së bashku me kabinetin e tij të sigurisë për fatin e Rripit të Gazës. Sipas mediave...

Lajme të tjera

Web TV