“E goditi me dorezë hekuri”, Policia sqaron sherrin mes aktorëve Ledio e Gent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka bërë publik rastin e sherrit mes aktorëve Ledio Lako dhe Gent Hazizi, duke treguar detaje në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Nga policia bëhet me dije se Lako është proceduar penalisht për dy vepra penale: mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe plagosje e lehtë me dashje.

Në atë reagim theksohet  se ai ka pasur një konflikt fizik me aktorin Gent Hazizi dhe e ka goditur këtë të fundit me përforcuer grushti metalik.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u procedua penalisht, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehte me dashje’’, shtetasi  L. L., 40 vjeç, sepse në bulevardin “Gjegj Fishta”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me përforcues grushti metalik, shtetasit G. H dhe E. M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./Fjala.al/

Të fundit

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Shefi i NATO-s: Trump bëri diçka që askush tjetër nuk guxoi

Pak më parë, gjatë rrugës për në një samit të NATO-s në Holandë, Trump postoi një mesazh që mori nga sekretari i përgjithshëm i...

Lajme të tjera

Web TV