FSHF bën hapin e madh për familjet e prekura nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata e Futbollit dhe Sindikata e Futbollistëve me anë të një lajmërimi në faqen e saj zyrtare ka bërë me dije se yjet historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në fushën e “Air Albania Stadium” në datë 10 janar.

Ky projekt i përgjegjësisë sociale, vjen në vazhdën e aktiviteteve të pandërprera të Federatës së Futbollit, të stafit dhe djemve e vajzave të kombëtareve shqiptare për të ndihmuar dhe lehtësuar familjet e prekura nga tërmeti, ku fokusi parësor ka qenë te fëmijët.

Njoftimi i FSHF:

Luajmë dhe rindërtojmë së bashku! Yjet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë më 10 janar në Air Albania Stadium në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti

Yjet historikë të kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në fushën e Air Albania Stadium në datë 10 janar. Ky festival i futbollit me emrat e njohur të katër kombëtarëve, siç janë Zambrota e Perrota, Kampionë të Botës në 2006, apo Hasan Şaş i cili ishte një nga liderët e Turqisë në Botërorin e vitit 2002 ku u renditën në vendin e tretë si dhe fqinjët grekë të cilin fituan Kampionatin Europian në vitin 2004 nën dirigjimin e Karagunis, synon krijimin e një tradite të tillë në futbollin shqiptar për të afruar sportadëshit me emrat e mëdhenj të futbollit tone dhe atij ndërkombëtar. Të gjithë të ardhurat e siguruara nga shitja e biletave të ndeshjes do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ky turne organizohet nga Sindikata e Futbollit me mbështetjen e plotë të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Federata e Futbollit dhe Sindikata e Futbollistëve, fton të gjithë sportdashësit në këtë festival të paharrueshëm, ku do të performojnë në fushën e blertë emra të dashur, historikë dhe kampionë të futbollit, pa harruar edhe performancën artistike të emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare. Le të bashkohemi në këtë turne për të dhënë sadopak ndihmesë për të prekurit. Ky projekt i përgjegjësisë sociale, vjen në vazhdën e aktiviteteve të pandërprera të Federatës së Futbollit, të stafit dhe djemve e vajzave të kombëtareve shqiptare për të ndihmuar dhe lehtësuar familjet e prekura nga tërmeti. Fokusi parësor ka qenë te fëmijët.

Lexo edhe :  Incidentet në derbi, Federata Shqiptare e Futbollit: Mungesë përgjegjësie nga Policia

Federata e Futbollit është zotuar të ndërtojë të paktën tre shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ose më shumë në varësi të fondeve të mbledhura. Ka nisur tashmë evidentimi i shtëpive./Fjala.al

Të fundit

Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri në mbështetje të Veliajt: Forca Lali, të kemi xhan

Dy këngëtare të njohura të skenës shqiptare, Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri, kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për...

Dy anije dhuratë nga Italia/ I shtohen flotës shqiptare për monitorimin në det

Italia i dhuron Shqipërisë dy anije të klasit “Vedeta 2000”. Anijet si donacion i Guardia di Finanzza, i shtohen flotës shqiptare për monitorimin në...

Rama shkon sërish në Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në ambientet e Bashkisë së Tiranës ditën e sotme, pasi në mëngjes zhvilloi një takim me nënkryetarët e...

Tirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipërisë

Më 11 Shkurt të vitit 1920, Tirana u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë dhe në të u vendosen organet e larta të shtetit shqiptar,...

Në hetim nga SPAK/ Reagon sërish Klotilda Bushka: Ç’punë kam unë në çështjen e Veliajt?

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka ka reaguar lidhur me hetimet që SPAK po kryen ndaj saj, e cila u zbulua dje pas arrestimit...

Lajme të tjera

Web TV