COVID-19/ A duhet ta lajmë trupin aq shpesh sa duart?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karantina si pasojë e COVID-19 na ka bërë të kuptojmë që asnjë rregull apo etiketë sjelljeje dhe ndërveprimi nuk vlen më, as i përket qëndrimit brenda shtëpisë sigurisht.

Tani shumë njerëz marrin pjesë në mbledhje me pizhama, mëngjesin e hanë kur të duan, këndojnë, kërcejnë, punojnë nga shtëpia, blejnë nga shtëpia, duke mos iu përmbajtur më të gjitha normave të shoqërisë përpara COVID-19.

Dushi është një prej normave që na bën njerëz e në këto kushte po kthehet në diçka opsionale.

Në mungesë të daljes për në punë, takimeve dhe angazhimeve të tjera jashtë shtëpisë, shumë njerëz po kuptojnë se nevoja për të bërë dush çdo ditë nuk është aq imediate, ose nuk ndihet si e tillë.

Të tjerë e shohin dushin si një aktivitet shumë të këndshëm jo vetëm për tu kujdesur dhe llastuar veten por edhe për të shtyrë kohën. Në fakt, dushi është shumë i këndshëm kur nuk ke për të bërë gjë dhe nuk ke asnjë plan.

Duke qenë se çdo aspekt i normalitetit para shfaqjes së COVID-19 ka ndryshuar, pyetjet që i bëjmë vetes, shoqërisë apo ekspertëve janë nga më të pazakontat. Këtë artikull, AgroWeb.org e përgatiti pikërisht nxitur nga shumë pyetje në redaksinë tonë mbi frekuencën e dushit në ditët e pandemisë.

Është e vërtetë që duart duhet t’i lajmë rregullisht për mbi 20 sekonda, por a vlen e njëjta gjë për trupin dhe kokën?

Sa Herë Duhet Të Lahemi Në Ditë?

Nëse ju qëndroni me të vërtetë të izoluar brenda në shtëpi, atëherë gjasat janë që nuk ju kanoset asnjë rrezik. Rreziku qëndron kur dilni jashtë shtëpisë, gjë që e bën higjenën shumë të rëndësishme.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të bërit banjë nuk luan asnjë rol në parandalimin e infeksionit me COVID-19, pavarësisht pretendimeve se një dush i nxehtë të forcon imunitetin apo rrit temperaturën për të shkatërruar bakteret.

Lexo edhe :  Itali/Nga festa e ditëlindjes, në ‘dajakun’ ndaj pronarit, arrestohen binjakët shqiptarë

Megjithatë, nëse keni qëndruar jashtë nuk është aspak një ide e keqe të bëni një dush sapo të futeni në shtëpi.

Falë dushit, ju do të largoni bakteret në të gjithë lëkurën.

Virusi COVID-19 transmetohet nëpërmjet syve, hundës dhe gojës. Pra ju nuk do të sëmureni nëse jeni ulur në gjunjë në një sipërfaqe të infektuar me COVID-19.

Nga ana tjetër, nëse ju prekni gjurin dhe më pas hundën, atëherë po mund të infektoheni. Prandaj larja e plotë e trupit rekomandohet nëse nuk zbatoni distancim fizik ose nëse qëndroni shumë në ambiente të hapura e me njerëz.

Ekspertët rekomandojnë që jo vetëm të bëni dush pas futjes në shtëpi por edhe të lani rrobat.

Këpucët dhe xhaketat duhen lënë në diell, në ballkon apo verandë.

Kini parasysh që dushi i tepërt mund të përthajë shumë lëkurën dhe të nxisë probleme si psoriaza apo ekzema. Mungesa e dushit nga ana tjetër shkakton dermatit ose akumulim të qelizave të vdekura. Një gjë e tillë ndodh nëse njeriu qëndron mbi një javë pa u larë.

Kur vjen çështja tek frekuenca e dushit, zgjidhni atë që ju vjen për mbarë, gjithnjë nëse nuk dilni nga shtëpia. Frekuenca ideale e të bërit banjë është dy deri në tre herë në javë.

Nëse bëni banjë më shpesh zgjidhni një temperaturë jo shumë të nxehtë të ujit për hir të lëkurës suaj. Edhe nëse nuk ndieni dëshirë të bëni banjë, mos u shqetësoni. Bëjeni kur të keni dëshirë./AgroWeb.org

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV