Skrapar/57-vjeçari me sëmundje mendore lëshon kallashin mbi policinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 57-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka qëlluar mbi policinë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Skraparit.

Ai ishte mbyllur prej 3 orësh në shtëpinë e tij dhe qëllonte me kallashnikov mbi uniformat blu.

Menjëherë pasi kanë marrë këtë informacion RENEA-a ka zbarkuar në Skrapar për t’u ardhur në ndihmë efektivëve të policisë.

Sipas njoftimit të policisë, efektivët kanë nisur të negociojnë me 57-vjeçarin që vuan nga probleme të shëndetit mendor, i cili ka qëlluar mbi policinë nga brenda banesës në lagjen “5 shtatori”.

Njoftimi i orës 23:57 i Policisë së Shtetit:

Skrapar/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.

Të fundit

S’ka kompromise në Kosovë, partitë politike sfidojnë Gjykatën Kushtetuese

Partitë politike parlamentare po sfidojnë Gjykatën Kushtetuese duke mos zbatuar vendimin e saj të fundit që i urdhëron të...

Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të “freskuar” kafshët nga i nxehti

Dy arinj polarë, Aleut dhe Gregor, në një kopsht zoologjik në Çeki, po përballen me temperaturat e larta verore duke u freskuar me akull...

A janë gati shqiptarët për një plazh nudo?

Në një kohë kur shumë turistë të huaj zgjedhin Shqipërinë për pushime dhe shpesh nuk e kanë problem të shfaqen ‘topless’ në plazh, për...

“Rama nuk e donte këtë fitore më 11 maj, ju tregoj arsyen”

Ish-kandidati i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Shemsi Prençi, është shprehur se në 11 maj qeveria e kryeministrit Edi Rama kreu një masakër zgjedhore, e cila...

Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ strukturat e qeverisjes vendore/ Keni qasje skandaloze!

Kryeministri Rama në dialogun për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin rural' u ndal dhe tek problemet me blegtorinë. Ai kritikoi institucionet e qeverisjes vendore duke i...

Lajme të tjera

Web TV