Karamuço zbulon dosjen “e nxehtë” të SPAK: Duhet hetuar nga prokurorë të huaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temë e diskutimit në emisionin “Review” ishte puna e Prokurorisë së Posaçme dhe arrestimi i zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë ish-presidentin Ilir Meta.

I ftuar në studio, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, zbuloi se një nga dosjet e SPAK përfshin edhe emra të kolegëve të prokurorëve të këtij institucioni.

Karamuço sqaroi se, përveç prokurorëve, në dosjen e cila njihet si “Toyota Yaris”, janë përmendur edhe politikanë të lartë të së majtës, duke ngritur pyetjen nëse hetimi për këtë çështje duhet të kryhet nga një prokuror i huaj.

“Unë shikoj se mos po mbrohet ndonjë. Kush po e bën këtë? Mos po e bën SPAK-u vetë? Pasi duan të ekspozohet këtu dhe mos të ekspozohet këtu. Por sidomos te rasti i korrikut, i Toyota Yaris, ka kolegë të prokurorëve të SPAK-ut, që SPAK-u duhet t’i hetojë. Mos ka ardhur koha që për atë dosje duhet ndonjë prokuror i huaj, se këta shqiptarët nuk e di sa integritet do kenë për ta hetuar atë dosje. Janë duke u bërë verifikime. Në atë dosje ka edhe politikanë të së majtës brenda; edhe ata po verifikohen, pozita e tyre, po kryqëzohen të dhënat nëse kanë qenë në ato vende. Ne nuk duhet të marrim vesh hollësitë, por një gjeneralitet të përgjithshëm të kësaj ngjarjeje, se kush është i përfshirë, ne duhet ta kemi”, tha Karamuço./E.T

Të fundit

Sigurimi bujqësor përballë sfidave klimatike. SIGAL mbrojtje për të gjithë fermerët

Ndryshimet klimatike janë bërë një realitet i përditshëm që godet bujqësinë shqiptare me pasoja të rënda. Stuhitë, breshëri, zjarret...

Bujqësia, Rama kërkon model të ri zhvillimi, ofrohen dy pika të forta

Nëpër fushat e Shqipërisë nuk mungon vetëm uji, toka apo mundi. Mungon vizioni. Ai që nuk ndërtohet me copa-copa ndihmash, por me plane të...

Aeroporti i Rinasit jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët

Aeroporti i Rinasit ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët, duke i paralajmëruar për vonesa apo anulime fluturimesh për shkak të një greve...

Shkarkimet e drejtorëve, Berisha: Kocka për qytetarët, Rama hesht për Elbasanin

Takimet e kreut të qeverisë që nisën nga Vlora ku kërkoi largimin e të gjithë drejtorëve vendorë, për Sali Berishën janë shkelje e Kushtetutës....

Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit, eksperti: Lajm i mirë për ata që…

Banka e Shqipërisë ka ulur për vitin 2025 normën bazë të interesit, nga 2.75% në 2.5% për monedhën kombëtare Lek. Për herë të fundit...

Lajme të tjera

Web TV