Bleu vota për të bijën kandidate, GJKKO dënon ish-kryeplakun e Bërxullës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe dënuar ish-kryeplakun e Bërxullës në Tiranë, pasi akuzohej se kishte blerë vota në favor të të bijës së tij, ish-kandidate e opozitës në Vorë.

Agim Loci nuk do të bëjë burgim, por do e shlyejë me 80 orë pune në komunitet. Akuza ndaj tij e ngritur nga SPAK ishte “korrupsion zgjedhor”.\

Njoftimi i GJKKO

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes nr. 105 të vitit 2023, me të pandehur Agim Loci, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal”.

 

 

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe
Rudina Palloj, me vendimin Nr. 64, datë 28.10.2024 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agim Sinan Loci, për veprën penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe
dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

2. Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Agim Sinan Loci, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

3. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i dënimit me burgim duke e detyruar të pandehurin Agim Sinan Loci, të kryejë 80 (tetëdhjetë) orë punë në interes publik, për një periudhë kohe prej 6 (gjashtë) muajsh, ku gjatë kësaj kohe i pandehuri detyrohet të mbajë kontakte me Shërbimin të Provës, për të përcaktuar llojin e punës që i pandehuri do të kryejë, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës ku do të kryhet puna në interes publik.

Lexo edhe :  Pensionistët s’do të ende më gjyqeve, ligji për njohjen e viteve të punës gati për zbatim

4. Shpenzimet proçeduriale të parapaguara nga shteti dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi./e.t

Të fundit

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës. Ja si mund t’i gjeni

Ditën e sotme janë publikuar notat e provimit të Matematikës, të maturës shtetërore të vitit 2025. Provimin e Matematikës e...

Aksident në autostradën Vlorë-Levan, plagosen shoferi dhe dy turistë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë tek rrethrrotullimi i Novoselës. Një automjet që funksiononte si taksi, si rrjedhojë e shpejtësisë së...

Ajatollahu ka një plan

nga Vali R. Nasr* Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar, pas një jave bombardimesh nga Izraeli, ka shënuar...

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të...

“PD, parti që shkel ligjin”/ Çupi: Rinumërimi i votave ‘boomerang’ për Berishën

Analisti politik Frrok Çupi ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha, duke e krahasuar partinë si një organizatë muxhahedine, sipas...

Lajme të tjera

Web TV