Përfaqësues nga 24 vende në Tiranë, Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare do të zhvillojë nga data 29-31 tetor mbledhjen e tij të radhës në Tiranë, organizuar nga Forca Detare/Roja Bregdetare shqiptare. Ky forum, që ka për qëllim të rrisë bashkëpunimin midis agjencive të rojeve bregdetare të vendeve mesdhetare mbledh përfaqësues nga 14 shtete anëtare, dy shtete vëzhguese, përfaqësues nga pesë agjenci dhe institucione të BE-së, si dhe organizata ndërkombëtare dhe institucione kombëtare.

Tema kryesore e forumit për këtë vit është “Sfidat e Reja në Detin Mesdhetar: Ekonomia Blu, Tranzicioni Ekologjik dhe Funksionet e Rojës Bregdetare”. Gjatë dy ditëve të forumit, do të zhvillohen katër panele me fokus në praktikat më të mira dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve.

Forumi MCGFF është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të adresuar sfidat e zakonshme në detin Mesdhe, duke promovuar një qasje të përbashkët për ruajtjen e burimeve dhe sigurisë detare.

Forumi i Funksioneve të Rojës Bregdetare Mesdhetare (MCGFF) është një platformë vullnetare, jo politike dhe e pavarur e përbërë nga 24 vende mesdhetare. Takimi i parë i MCGFF me iniciativën e Italisë u zhvillua në Gjenova, Itali në vitin 2009. Takimet e mëpasshme të forumit respektivisht janë zhvilluar në Francë, Spanjë, Portugali, Itali, Turqi, Francë, Marok, Itali dhe Shqipëri. S.B

Të fundit

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e më e dukshme e krizës...

Lajme të tjera

Web TV