Dy linja të reja në Rinas, shtohen Salerno dhe Stuttgart në listën e destinacioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka zgjeruar listën e destinacioneve duke shtuar fluturimet drejt Salernos dhe Stuttgard-it.

Këto dy fluturime të Wizz Air, vinë si një janë një mundësi unike udhëtimi për pasagjerët që kërkojnë të eksplorojnë disa nga destinacionet më tërheqëse të Evropës.

TIA, aeroporti me rritjen më të madhe ne Evropë përsa i përket numrit të pasagjerëve është kthyer tashmë një lidhës kryesor në Ballkan për udhëtarët drejt Evropës, Lindjes së Mesme dhe më gjerë.

Me fluturime direkte drejt 118 destinacioneve dhe investimet e vazhdueshme në përmirësimin e proceseve aeroportuale, aeroporti i Tiranës ofron mundësi të shumta për të gjithë udhëtarët nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Fluturimet për në Salerno Costa d’Amalfi do të jenë dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të diel, nga 27 tetori, me çmime që fillojnë nga 19.99 EUR .

Ndërsa fluturimet për në Stuttgart nisën në 29 tetor dhe do të jenë tri herë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, me çmime që nisin nga 29.99 EUR.

Aeroporti Salerno Costa d’Amalfi është i pozicionuar në mënyrë të përshtatshme për të lejuar udhëtarët të kenë akses lehtësisht drejt destinacioneve të njohura si Positano, Amalfi dhe Ravello, duke ofruar një mundësi ekskluzive për të vizituar vijën mbresëlënëse bregdetare, kulturën dhe kuzhinën me famë botërore.

Nga ana tjetër Stuttgart është një qendër kryesore për industrinë automobilistike dhe një destinacion joshës për ata të cilët janë të apasionuar pas historisë, kulturës dhe kuzhinës vendase.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, nën menaxhimin e Kastrati Group, mbetet i angazhuar për të përmirësuar më tej eksperiencën e udhëtarëve, duke investuar vazhdimisht në përmirësime teknologjike për të mbështetur rritjen e numrit të pasagjerëve dhe ruajtjen e standardeve më të mira të shërbimit; një rikonfirmim i pozicionit kyç si qendër udhëtimesh për të gjithë rajonin./e.t

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV