Pensionet dhe rrogat nuk do të preken, Rama kritika Beqajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar propozimin e bërë nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të ulur pensionet dhe rrogat si masë për të përballuar krizën ekonomike që po shkakton pandemia e koronavirusit.

Duke e konsideruar thjesht si një ide të ardhur nga ata “që nuk kanë të lidhur prizën e gjuhës me trurin”, Rama përsëriti disa herë gjatë komunikimit në ‘Facebook’ se nuk do të ketë ulje pensionesh dhe rrogash.

“Kurrë asnjëherë nuk ka patur dhe nuk do të ketë prekje të pensioneve apo pagave. Përkundrazi, nëse do të preken, do të preken vetëm për t’u rritur, jo për t’u ulur. Shkurt, cop”, u shpreh kryeministri.

Propozimi i deputetit të Partisë Socialiste shkaktoi zemërim te të moshuarit shqiptarë, të cilët kanë pensionin më të ulët në Evropë. Shqipëria është gjithashtu shteti që ka pagat më të ulta në continent dhe propozimi i Beqajt u kundërshtua ashpër nga ekonomistët vendas.

Të fundit

Nxehet situata! Trump: Putin ka kohë edhe 10-12 ditë, ose…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte dhënë më parë presidentit rus...

37-vjeçari ishte i lidhur me 52-vjeçaren! I mori jetën dhe la gjurmë. Zbulohen detajet

E raportuar fillimisht si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, rezultoi një vrasje e mirëfilltë dhe e tentuar...

Dy të moshuar përplasen me thika në Durrës, njëri dërgohet në spital

Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy te moshuarëve, përplasje qe degradoi deri ne përdorimin e armeve te ftohta. Burime nga policia...

28 korrik 1945/ Kur qielli u ça mbi qytet: Tragjedia e Empire State

Përgatiti: Leonard Veizi Në legjendat e lashta, kur perënditë hidhëroheshin, dërgonin rrufe nga qielli për të kujtuar njerëzimit se asnjë kulm nuk ishte aq i...

Ilir Proda shkresë Ministrisë së Drejtësisë: Të kthehet mbikëqyrja elektronike

Drejtori i policisë së shtetit, Ilir Proda i është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Drejtësisë dhe institucionet në varësi të saj që të...

Lajme të tjera

Web TV