Gjithë partia nën hetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Protesta e fundit me “mosbindje civile”, ka çuar në dyert e organeve hetimore edhe pjesën tjetër të deputetëve të Partisë Demokratike. Duket sikur gjithë partia e tyre, është “nën hetim”.

Dikush për korrupsion, dikush për pastrim parash, një tjetër për molotovët, dhe vijnë me rradhë pastaj ata të djegies së karrigeve në Parlament, dhe  tani  ata të bllokimit dhe ndotjes së rrugëve.

Kjo pra është demokracia- sipas Berishës. Sikur të ndodhte kjo gjë në vitet kur qeveriste Berisha, është e sigurtë që, populli dhe deputetët socialistë do të ishin rrahur mes akseve rrugore. Por kjo nuk  ndodh nën “regjimin e Edi Ramës”. A  e dini pse ? Sepse Edi Rama, ndryshe nga Sali Berisha, e shikon demokracinë me “syzet” e europianit, dhe jo të ish-komunistit.

Opozita e bërë nga PD-ja përgjatë  këtyre viteve, tregoi sa e vockël, sa e paaftë dhe sa fallco paskësh qenë klani drejtues i asaj force politike. Kanë mashtruar për 30 e ca vjet  miletin, kanë gënjyer mbështetësit e tyre, por ama kanë pasuruar servilët dhe shpurën drejtuese, që dje ishin në poste, dhe sot sërish të kamur  me prona dhe miliona. Të bredhësh me makina luksi, dhe ti thuash vehtes “i persekutuar nga regjimi Rama”, nuk shkon.

Ajo parti duke mos ndryshuar  për 34 vjet as kryetarin, as kryesinë, as stafin dhe sekretariatin e ngushtë, u kthye në sh.a. Atje dihet vetëm kush është kryetari, (Berisha) dhe zëvëndësi apo mëkëmbësi i tij Noka, kurse të tjerët janë numra dhe gurë shahu. Prej 3 vitesh ajo parti gjendet nën akuza të forlumuara jo nga analistët dhe media, por nga organet hetimore.

Të refuzosh thirrjet nga SPAK-u, ti injorosh ftesat e organeve hetimore, të intimodosh prokurorë, gjyqtarë, police dhe shtetarë, që të thërrasin tu shpjegosh rolin tend në një aferë korruptive, kjo ndodh vetëm me drejtuesin e PD-së.

Lexo edhe :  Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Të futësh në  sallën e Parlamentit, shishe me benzene, fishekzjarre, kapsolla, të ndjegësh karriget e blera me para shqiptarësh, dhe pastaj ti turresh uniformave me dhunë për ti penguar të kryejnë dettrën, kjo ndodh vetëm me deputetët e PD-së. Dhe pastaj thonë se “po na persekuton regjimi Rama”.

Të pengosh me orë të tëra qytetarët të lëvizin me mjetet e tyre në akset rrugore për hallet dhe problemet që kanë, të djegësh goma dhe kazana plehrash, të shtysh trupat policore dhe pastaj të thuash se “na dhunoi regjimi Rama”, edhe kjo ndodh vetëm në atë parti. Pastaj, hiqen si “viktima të regjimit”, kur u vjen fletë-thirrja  nga Prokuroria, pasi kanë shkelur ligjet e shtetit.

Nuk mund të bëhet shteti dhe demokracia në një vend (aq më tepër tek ne) kur shkelen normat, rregullat, ligjet, dhe caku i çdo njërit prej nesh. Shteti punon dhe funksionon me ligje, ndryshe kaosi dhe anarshia përmbysin gjithçka përreth.

PD-ja, është parti që kaosin dhe rrëmujën e ka në ideologjinë e saj, e ka “doktrinë”, dhe nuk ndahet kollaj nga dhuna. Ndaj sot ata janë të gjithë si parti nën hetim, dhe kjo  aspak për faj të “regjimit Rama”./   S,M

Të fundit

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Lajme të tjera

Web TV