SHBA-të akuzojnë sërish Kinën, Pompeo zbulon çfarë po bëhet në laboratorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar akuzat ndaj Kinës në lidhje me përhapjen e koronavirusit në botë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se SHBA-të besojnë se ka shumë laboratorë në Kinë që punojnë në patogjene (bakter ose mikrob që shkakton sëmundje) ngjitëse, por nuk e di nëse objektet kanë siguri të përshtatshme për të parandaluar pandemitë e ardhshme.

“Ne vlerësojmë se ka laboratorë të shumtë brenda Kinës që po vazhdojnë të punojnë, me patogjenet ngjitëse”,- deklaroi Pompeo në një konferencë për shtyp në Departamentin e Shtetit.

“Ne nuk e dimë nëse ata po punojnë me një nivel të sigurisë për të parandaluar që kjo (pandemia e koronavirusit) të ndodhë përsëri. Mos harroni kjo nuk është hera e parë që ne kemi pasur një virus të dalë nga Kina”, shtoi ai./Fjala.al/

Të fundit

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e më e dukshme e krizës...

Lajme të tjera

Web TV