17 persona janë shoqëruar mbrëmjen e kësaj të mërkure nga policia për atentatin në Shkodër.
Ata janë marrë në pyetje nëse kanë dijeni për ngjarjen. Disa prej tyre dyshohet se kanë pasur konflikte me viktimat.
Mes të shoqëruarve është edhe Safet Bajri, një emër ky i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë të mëparshëm.
Kujtojmë se nga atentati mbetën viktimë Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Gjithashtu, u vra edhe një grua, e cila po udhëtonte me motor me bashkëshortin, i cili është plagosur nga përplasja me makinën e viktimave.
Autorët nuk janë identifikuar ende, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të atentatit./e.t