“Kujtonte se vargjet ishin për të”, Ahmeti: Ndoshta Nexhmije Hoxha vdiq nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka rrëfyer historinë e keqkuptimit që kishte krijuar Nexhmije Hoxha për një poezi të sajën.

Në ciklin “Poetët për poetët” iniciuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Ahmeti tregon se si gruaja e diktatorit mendoi se vargjet që autorja kishte shkruar për të dashurin e saj, i referoheshin vetë Nexhmijes.

“Ne patëm një takim simbolik: kisha shkruar një poezi për të dashurin tim, ku e quaja “hiena me sy të kaltereme”. Kisha shtuar: Prova e qëndresës sime! Gruaja “Diktatore” kishte kujtuar se këto vargje aludonin për të”, kujton shkrimtarja.

Duke hedhur dyshimin se Nexhmije Hoxha mund të ketë ndërruar jetë nga koronavirusi, Mimoza Ahmeti thekson se edhe kritikë të letërsisë pas viteve ’90, vijonin të mendonin se poezia e saj ishte censuruar pasi vargjet i referoheshin gruas të diktatorit.

Reagimi

Unë isha një poete e re, që ajo nuk e takoi asnjëherë.

Ajo ishte një grua, “Diktatorja”, që unë nuk e takova asnjëherë.

Ne patëm një takim simbolik: kisha shkruar një poezi për të dashurin tim, ku e quaja “hiena me sy të kaltereme”.

Kisha shtuar: Prova e qëndresës sime! Gruaja “Diktatore” kishte kujtuar se këto vargje aludonin për të.

Kur “Diktatoren” e rrëzuan nga pushteti, kritiku më në zë i letrave dhe esteti, më thoshte që donte të shkruante një libër për mua.

Se si diktatura më kishte censuruar dhe përndjekur. Unë nuk mund t’i shpjegoja atij se ajo poezi e mallkuar, që e kishte bërë atë grua të tërbohej, i kushtohej të dashurit tim.

Kritiku estet më ndiqte. Vazhdoja t’i ikja, derisa ndërroi jetë. Po këtë vit, ndoshta nga Corona, ndërroi jetë edhe “Diktatorja”.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor 1 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Tani që ata të dy nuk janë, unë pa frikë mund të pohoj se diktati vjen nga keqkuptimi dhe se frika nga tjetri krijon fantazmën historike.

Të fundit

Rritja e çmimit të apartamenteve me 15%, gazetarja rendit faktorët

Vitet e fundit çmimet e pasurive të paluajtshme kanë pësuar një rritje të ndjeshme në vendin tonë. Tendencë kjo...

Ja ku është dhënë çmimi më i lartë i fituar ndonjëherë në formatin Big Brother në botë

Çmimi më i lartë i fituar ndonjëherë në një edicion të Big Brother është 1 milion dollarë amerikanë. Ky çmim është dhënë në disa edicione...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter goditi Rumaninë këtë të martë sipas Institutit Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC). Qyteti më i afërt më...

5 mënyra se si trupi juaj mund t’ju thotë se keni kancer të zorrës së trashë!

Zorra e trashë luan një rol vendimtar në tretje dhe shëndetin e përgjithshëm , por problemet mund të zhvillohen në heshtje përpara se të...

“Berisha do humbasë, por s’do e lëshojë PD-në”, Kadilli: Opozita në krizë të thellë

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli i quan teatër Primaret e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Një falsitet që sipas tij nuk e ndryshon realitetin e sondazheve,...

Lajme të tjera

Web TV