“Po dënohemi me burgim të përjetshëm për drogë”, shqiptari tregon ç’po ndodh në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar i burgosur në burgun e Petras në Greqi ka kërkuar nga shteti shqiptar që të interesohet për gjendjen e tyre,

Në një intervistë telefonike për emisionin “Radiografi e një virusi” në Fax News, i burgosuri i dënuar me “burgim të përjetshëm”, shprehet se nga 1300 të burgosur me “burgim të përjetshëm” 200-300 janë të akuzuar për krime të rëna dhe pothuajse 1000 prej tyre janë vetëm për narkotikë.

Ai ka theksuar se janë diskriminuar dhe se një shtetas belg me të njëjtën akuzë vuan dënimin deri në 2 ose 3 vjet, ndërkohë që i bën thirrje Pandeli Majkos dhe shtetit shqiptarë që të interesohen për to.

“Jemi 1300 të burgosur, 1000 janë vetëm për narkotikë. 90% të të burgosurve me burgim të përjesthëm janë shqiptarë. Dua ta cilësoj unë nuk hy tek njerzit e pafajëshëm, por këtu ka njerëz që janë dënuar kot kot fare. Vjen amabsadori belg, dhe me të njëjtën akuzë që është dënuar belgu rri 2 vjet dhe ikën në shtëpi, kurse unë me burgim të përjetshëm. Ne nuk na japin as letrat e gjyqit. Unë duhet të kem të drejtën të kem një akuzë në dorë.

Greqia të mos i ketë ligjet kaq të rënda, por ti ketë si Europa. Jemi me burg të përjteshëm vetëm për drogë. Mua ajo që më shqetëson është se ky shteti që kemi ne, ky Pandeli Majko që është ministër për Diasporën, të gjitha amabasadat që vijnë këtu kanë një statistikë për të burgosurit që kanë brenda. Si nuk kërkojnë një stastistikë këto.”-tha ai.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV