Gonzato takim me kryetarin e ri të KLGJ: Ti japim popullit shqiptar drejtësinë që meriton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot takim me kryetarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi.

Gonzato u shpreh në rrjetet sociale se e përgëzoi Rusin për rolin e ri si kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Takimi, sipas tij, erdhi në një moment domethënës, pas publikimit të gjetjeve kryesore në Raportin 2024 të Komisionit Evropian.

“Pata mundësinë të diskutoj me të mbi gjetjet e raportit, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me Kapitullin 23, “Funksionimi i Gjyqësorit”.

Ramë dakord që Këshilli të vazhdojë përpjekjet e tij për të bazuar procedurat e tij në standardet më të mira të BE-së duke përdorur ekspertizën e projektit tonë EU4Justice.

Ky është çelësi për të ruajtur frymën e Reformës në Drejtësi të vitit 2016 dhe, më e rëndësishmja, për t’i dhënë popullit shqiptar drejtësinë që meriton”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato./   S,M

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV