Koronavirusi/Zbulohen lidhjet sekrete të mjekut të Donald Trump me laboratorin kinez-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dr. Anthony Fauci është një nga këshilltarët më të rëndësishëm të presidentit amerikan Donald Trump dhe cilësohet nga amerikanët si një hero në menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

Madje, sipas një sondazhi të fundit, amerikanët i besojnë më shumë Dr. Faucit, se sa Donald Trumpit.

Megjithatë, Dr. Fauci ka edhe një të shkuar që lidhet me kinezët, e veçanërisht me laboratorin e Wuhanit, ku janë bërë kërkime dhe studime të rrezikshme mbi koronavirusin, ku tashmë SHBA akuzon Kinën se sëmundja ka rrjedhur pikërisht prej këtij laboratori.

Sipas Newsweek, vitin e kaluar, Instituti Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, organizata e drejtuar nga Dr. Fauci, financoi shkencëtarët në Institutin Wuhan të Virologjisë dhe institucionet tjera për punën në kërkimin dhe përfitimit të funksionit mbi koronaviruset e lakuriqëve të natës.

Në vitin 2019, me mbështetjen e NIAID, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë ofroi 3,7 milionë dollarë gjatë 6 viteve për kërkime që përfshinin disa projekte.

LEXO EDHE: 

Koronavirusi erdhi nga kafshët apo nga laboratori kinez? Ja çfarë thonë provat shkencore

Programi pasoi një tjetër projekt 5-vjeçar prej 3,7 milionë dollarësh për mbledhjen dhe studimin e koronaviruseve të lakuriqëve të natës, i cili përfundoi në vitin 2019, duke e çuar totalin në 7,4 milionë dollarë.

Shumë shkencëtarë e kanë kritikuar punë e laboratorit, i cili merret me manipulimin e viruseve për të eksploruar potencialin e tyre për infektimin e njerëzve, sepse kjo krijon rrezik për fillimin e një pandemie nga rrjedhja aksidentale.

SARS-CoV-2, virusi që po shkakton një pandemi globale, besohet të ketë origjinën nga lakuriqët e natës.

Inteligjenca amerikane, pasi pohoi fillimisht se koronavirusi kishte ardhur nga kafshët e egra, muajin e kaluar ndërroi mendje duke thënë se pandemia mund ta ketë origjinën nga laboratori i Wuhanit.

Lexo edhe :  Netanjahu: Do e pushtojmë plotësisht Gazën

Në këtë pikë shumica e shkencëtarëve thonë se kjo me shumë gjasë mund të ketë ndodhur por sipas tyre është shumë e vështirë që virusi të jetë manipuluar. Vetë Dr. Fauci nuk ka pranuar të komentojë lidhjet e tij me laboratorin kinez, kur është pyetur nga Newsweek.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH) reagoi përmes një deklarate ku theksonte se  “Shumica e viruseve vijnë nga bota e egër, dhe këto përfaqësojnë një kërcënim të madh për shëndetin publik dhe sigurinë biologjike në SHBA dhe globalisht, siç dëshmohet nga epidemia e SARS e 2002-03, dhe Pandemia COVID-19 …. kërkimet shkencore tregon se nuk ka asnjë provë që sugjeron që virusi është krijuar në një laborator”.

Kërkimi shkencor i NIH përbëhet nga dy pjesë.

Pjesa e parë filloi në vitin 2014 dhe përfshin mbikëqyrjen e koronaviruseve të lakuriqëve të natës me një buxhet prej 3,7 milionë dollarë.

Programi e financoi Shi Zheng-Li, një virolog në laboratorin Wuhan, dhe studiues të tjerë për të hetuar koronaviruset e lakuriqëve të natës.

Projekti përfundoi në vitin 2019. Ndërsa faza e dytë e këtij projekti përfshiu kërkimet shkencore shtesë me qëllim të të kuptuarit se si koronaviruset e lakuriqëve të natës mund të të pësojnë mutacion kur infektojnë njerëzit.

Projekti u drejtua nga EcoHealth Alliance, një grup kërkuesish shkencorë nën drejtimin e presidentit Peter Daszak. Ky i fundit është ekspert në ekologjinë e sëmundjeve. NIH e anuloi projektin vetëm ditët e fundit më 24 prill.

LEXO EDHE:

Dalin pamjet e tmerrshme/Ja çfarë bënin shkencëtarët kinezë brenda laboratorit

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV