Popull “komunist”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Edhe pse ka kaluar 34 vite nga “përmbysja” e sistemit komunist, ose më mirë ta themi “socialist”, duket se i vetmi që nuk ndryshon mëndje, logjikë, pozicion, dhe terminologji, është populli.

Brezi i rritur nën “diktaturë”, akoma dhe sot, brezat e djeshëm dhe ata të sotëm, bisedat, fjalitë, reagimet, diskutimet, dhe gjithçka lidhet me jetën e përditshme, e kanë në stilin “komunist” të fjalës. Diskuton si komunist i moçmi, ashtu diskuton edhe i biri, edhe i nipi, duke u bërë kompleks i pandashëm dhe i panevojshëm, në kushtet kur vendi po shkon gjithnjë e më pranë drejt Europës. Mjafton të dëgjosh çdo mëngjes, kur marrin në telefon në emisionet e disa prej televizioneve (nuk e di pse kjo shpikje shqiptare vazhdon akoma) se si ulurasin, shajnë, ringjallin kujtimet e vjetra, dhe u japin leksione politikanëve, ministrave, kryeministrit, japin këshilla Donald Trumpit, Kamela Harris, presidentit amerikan Biden, etj, etj. Mbi 95 per qind e telefonatave në emisionet e mëngjesit, e zënë “meraqet” për politikën rajonale, globale, apo dhe atë aziatike. Asgjë mbi problemet dhe hallet e tyre, familjeve dhe fëmijëve të tyre. Tek-tuk , dëgjon ndonjë minator apo pensionist, të kërkojë më shumë para, dhe kaq.

Por nuk mjafton me kaq. Në intervistat me qytetarët, nga i pari, tek i fundit, theksin e vënë tek “politika, emrat e saj, ministrat, kryeministri, opozita, lufta në Gaza dhe Ukrainë, tek e ardhmja e botës” dhe rrallë tek hallet e tyre të përditshme. Nuk ka gjasa të ndryshojë kollaj mendësia 50 vjeçare. Nuk them të harrojmë të shkuarën, apo dhe Luftën Nacional-Çlirimtare, pasi janë historia jonë. Por të diskutojë fshesari rrugëve, punëtori ngarkim-shkarkimit, shitësi fruta-perimeve, apo dhe karrocieri dhe shoferi furgonit, mbi politikën, emrat dhe ministrat e qeverisë, dhe të japë “leksione” për kryeministrin e vendit, kjo sikur nuk shkon. Në botën e qytetëruar (dhe jo në Lindjen postkomuniste) nuk njohin cili është ministri X, apo kryeministri Y, pasi koha e çdo qytetari andej është e lidhur me punën, vehten, familjen dhe banesën e tij. në Shqipëri, në kafene, në restorante, në bilardo, në stadiume, në dasma dhe fejesa, të gjithë merren me politikë. Bëjnë agjitacion dhe propogandë “sade” fare, aq sa shpesh plas edhe sherri mes “atyre” dhe “këtyre”.

Lexo edhe :  Carlo Bollino: Fitorja ime ndaj vulgaritetit të Flamur Nokës janë provat që...

Vetëm në Shqipëri, u dihen pasuritë drejtorëve, ministrave, kryeministrit, u njihen motrat, vëllezërit, djemtë e tezes, nipërit dhe mbesat, madje merren edhe me restorantin ku drejtojnë ata. Kjo në fakt ndodhte rëndom vetëm gjatë 45 viteve të shkuara. Gjithë populli “vigjilent”, gjithë populli komunist, gjithë populli hetues, gjyqtar, prokuror. Sot ky popull, analizon vendimet e SPAK-ut, GJKKO-së Kushtetueses, por rrallë merren me hallet dhe problemet e tyre, njohin gjyqtarët e Strasburgut, njohin madje dhe kryetarët e komisioneve të Parlamentit Europian. Dhe kujtohen për hallet e tyre, kur u mbetet bosh dollapi bukës, apo kur u mbarojnë paratë në portofol. Por ajo që mbetet “pikante”, është fakti se, edhe kur mbeten pa lekë në xhep, sërish gjejnë kohën ti futen diskutimeve për politikën e brendshme dhe atë globale.. Ky është populli ynë, trim, pak punëtor, dhe shumë politikbërës.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV