Aviacioni Civil Italian pezullon licensën e kompanisë ‘Fly Ernest’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aviacioni Civil në Itali ka pezulluar licencën e kompanisë ajrore “Fly Ernest”. Kompanisë ajrore i është pezulluar licenca për shkak të vonesave të shumta Shqipëri-Itali.

Bëhet e ditur se vendimi për pezullimin do të hyjë në fuqi me datë 13 janar 2020.

“Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil informon se ka urdhëruar pezullimin e licencës së operimit për transportin e udhëtarëve dhe mallrave për kompaninë ajrore Ernest S.p.A.

Ky pezullim do të hyjë në fuqi nga 13 janari 2020 me qëllimin e vetëm që të lejojë kompaninë ajrore që pasagjerët që tashmë posedojnë një dokument udhëtimi, të mund të udhëtojnë, ndërkohë që duhet të sigurojë informacionin e nevojshëm për përdoruesit për çdo fluturim të anuluar.

Sidoqoftë, nëse transportuesi siguron elementet e garancisë të kërkuara nga rregullat e komunitetit dhe këto elemente vlerësohen në mënyrë të favorshme nga organi, masa e pezullimit mund të revokohet.

ENAC do të vazhdojë të monitorojë kompaninë ajrore në mënyrë që të verifikojë miratimin e të gjitha nismave të mundshme për të mbrojtur respektimin e të drejtave të pasagjerëve”, njofton AvionNews.it.

Të fundit

Rama mbledh sot kabinetin qeveritar, çfarë pritet të diskutohet

Në periferi të Tiranës, Kryeministri Edi Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në një mbledhje të formës “retrat” me fokus...

Cilësia e jetesës/ Në fshat e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se në qytet

Pensionistët në zonat rurale e gëzojnë pensionin së paku 7.3 vite më shumë se ata që jetojnë në qytet tregojnë të dhënat zyrtare nga...

Shpërthime dhe sabotime misterioze, Izraeli nis një luftë të re sekrete kundër Iranit

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit, i cili shpërtheu në qershor dhe përfundoi, të paktën zyrtarisht pas 12 ditësh bastisjesh dhe hakmarrjeje reciproke, me bombardimin...

“Travel and Tour World”/ Tirana, destinacioni i jashtëzakonshëm me kulturë autentike

Tirana, një destinacion i jashtëzakonshëm – për pushime në qytet – që ofron kulturë autentike, peizazhe piktoreske, kuzhinë të shijshme dhe çmime të përballueshme,...

Nga 43 gradë celsius në shi dhe mot të freskët, ndryshim drastik i temperaturave

Meteorologia, Tanja Porja, ka paralajmëruar se ditët e premte dhe e shtunë do të shënojnë temperatura të larta, që mund të arrijnë deri në...

Lajme të tjera

Web TV