95-vjetori i lindjes së Anastas Janullatosit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e 95 – vjetorit të lindjes, Fortlumturia e Tij,  Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos, mori urime të shumta nga personalitetet e Shtetit Shqiptar. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Z. Bajram Begaj, ndër të tjera i uroi shëndet për të vazhduar misionin në krye të Kishës dhe shprehu mirënjohje e falënderime për kontributet e çmuara në rindërtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Gjithashtu, urime u përcollën nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj, deputetë e ministra, kryetari i Komitetit Shteteror të Kulteve, z. Bulku; Kryetari i Bashkisë së Himarës, Z. Vangjel Tavo dhe drejtues të tjerë lokal; trupi diplomatik; personalitete të shquara të vendit nga fusha e artit, akademikë etj.

Nuk munguan urime të përzemërta edhe nga krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri dhe Këshilli Ndërfetar, si dhe krerë të Kishave të tjera Orthodhokse simotra në botë, p.sh. Patriarku i Rumanisë, Danieli etj.

Të shumta janë urimet nga i gjithë populli besimtar orthodhoks i Shqipërisë, klerikë e laikë, të cilët shprehën urimin për jetë të gjatë plot shëndet, si dhe mirënjohje e falënderime për punën  misionin, vizionin plot përkushtim ndaj ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqëfale të Shqipërisë.

Të fundit

Gara ndërkombëtare, “Enkelana” starton me maratonën e bebeve në Pogradec

Maratona ndërkombëtare Enkalana që bëhet çdo vit në Pogradec e ka ngritur siparin e saj këtë vit me aktivitetin...

“Sido që të vijnë rrethanat dhe ngjarjet…”/ Çfarë paralajmëron Adriana Kalaja?

Kryetarja e Gjykatës në PD-në e Berishës, Adriana Kalaja, mëse një herë është shprehur e irrituar dhe e zhgënjyer me çfarë ka ndodhur në...

Paqja në Ukrainë nuk ka dështuar – sepse ende nuk ka nisur vërtet

Nga Samuel Charap Donald Trump është i zhgënjyer nga Vladimir Putini. “Bisedat nuk kanë asnjë vlerë,” ka deklaruar Trump për telefonatat e tij me presidentin...

“Ku janë tatimorët?”, denoncimi i Braçes: Buka si kashtë ose si dru!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka denoncuar cilësinë e bukës, që sipas pamjeve që ka publikuar vetë, ditën e dytë është tërësisht e...

Shpërthim botulizmi në Britani, dhjetëra të prekur nga injeksionet kozmetike ilegale

Një grua në Britaninë e Madhe ka përfunduar në spital me simptoma të rënda, pasi bëri një trajtim të zakonshëm anti-rrudhë duke besuar se...

Lajme të tjera

Web TV