Balluku: Në 1 janar 2025 do të ulim çmimin e energjisë elektrike për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte në zyrat e OSHEE, ku tashmë ka nisur nga puna shërbimi CALL CENTER, i cili është 24 orë në dispozicion të qytetarëve.

Gjatë kësaj vizite, Balluku tha se po punohet “për të vlerësuar një ulje të çmimit të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari i vitit 2025”

“ Ne kemi marrë një porosi dhe prej kohësh punojmë me OSHEE me KESH dhe OST për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari 2025. Jemi në punë e sipër por jemi të sigurtë që do ja dalim, që në 1 janari ti ofrojmë qytetarëve shqiptar një çmim energjie më të mirë”, u shpreh zëvendëskryeministrja.

Prej ditësh në takimet me pensionistët edhe vetë Kryeministri Edi Rama është shprehur se po vlerësohet ulja e çmimit të energjisë elektrike.

“Jemi duke studiuar edhe një ulje të çmimit të energjisë. Ajo që kam kërkuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është që pensionistët të përfitojnë patjetër një ulje, sado të vogël. Po bëjmë një studim si afekton kjo. Por duke qenë se ekonomia është në një rrugë të mbarë dhe shpresoj mos kemi larg qoftë ndonjë situatë që kemi kaluar.”, u shpreh Rama me pensionistët në Korçë më 29 tetor.

Aktualisht çmimi i energjisë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë./e.t

Të fundit

Gjendet i vdekur 48-vjeçari në Tiranë, dyshimet e para

Mëngjesin e kësaj të hëne, tek Ish-Stacioni i Trenit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune një...

Rama sot në Zvicër/Merr pjesë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2025 në Davos

Kryeministri Edi Rama nis sot një seri takimesh dhe aktivitetesh në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror 2025, i cili zhvillohet në Davos – Klosters,...

UNICEF: Fëmijët e Gazës do të kenë nevojë për më shumë se ndihmat që dërgohen me kamionë

Rosalia Bollen, një zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për fëmijët, UNICEF, tha se sfidat janë të jashtëzakonshme për sa i përket dhënies së ndihmës...

Ndryshimet ligjore/ Pritet që pensionet të shtyhen 4 muaj në vit për gratë!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili së fundmi ka regjistruar në...

Urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump pas betimit

Donald Trump pritet të nënshkruajë një mori urdhrash ekzekutivë në fillim të mandatit të tij të dytë, të cilat adresojnë çështje të ndryshme, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV