OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 100 pacientë, përfshirë fëmijë, do të largohet nga Rripi i Gazës të mërkurën, njoftoi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH-ja thotë se më pak se 300 pacientë janë evakuuar nga Gaza prej fillimit të majit, kur Izraeli e zgjeroi ofensivën ushtarake në drejtim të jugut dhe e mori nën kontroll pikëkalimin kufitar Rafah mes Gazës dhe Egjiptit, i cili përdorej për evakuimin e pacientëve.

Rik Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Territorin e Okupuar Palestinez, tha se pacientët, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë me lëndime traumatike dhe sëmundje kronike, do të largohen përmes pikëkalimit me Izraelin në Kerem Shalom.

Sipas marrëveshjeve me OBSH-në, pacientët do të dërgohen në Emiratet e Bashkuara Arabe nga aeroporti Ramon në jug të Izraelit, ndërsa disa të tjerë do të transferohen në Rumani, shtoi ai.

I pyetur nëse Izraeli e ka aprovuar evakuimin e tyre, ai tha se shpreson se autoritetet izraelite do ta lehtësojnë transferimin e tyre.

Ai tregoi se më shumë se 12.000 pacientë janë në pritje të transferimit, duke shtuar se “ne nuk mund të vazhdojmë kështu më”.

Izraeli nuk e ka komentuar transferimin e pacientëve deri tani.

Palestinezët në Rripin e Gazës janë goditur rëndë nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lufta u shkaktua kur luftëtarët e Hamasit u futën në jug të Izraelit më 7 tetor 2023 dhe i vranë rreth 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Prej atëherë, hakmarrja e Izraeli e ka shkatërruar Gazën, si dhe i ka vrarë mbi 43.000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi./ REL

Të fundit

Tirana “historike” për Merz! Samiti i parë europian si kancelar i Gjermanisë

Takimi i “Komunitetit Politik Europian”, që bëri bashkë kryetarë shtetesh e qeverish të Europës në Tiranë, pati një rëndësi...

PD kërkon kontestimin e çdo vote, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë

“Gjatë numërimit të votave të Diasporës janë konstatuar një numër votash për Partinë Socialiste, të cilat duken të jenë të plotësuara nga e njëjta...

Tensionet me Macron/ Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mund të kishte qenë një mundësi për të ndrequr fërkimet në mesin e grupit të vendeve ‘Të...

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbal

Partia Demokratike ka vendosur të kontestojë çdo votë të ardhur nga emigrantët shqiptarë në Greqi. Pas hapjes së kutive të para, rezulton se nga vendi...

Rama në Forumin ndërkombëtar FII: Rezultatet na japin kënaqësi, por edhe na tmerrojnë!

Kryeministri Edi Rama, teksa mbante fjalën e tij në Forumin ndërkombëtar Future Investment Initiative, u shpreh se është shumë krenar për atë që është...

Lajme të tjera

Web TV