Rikthehemi në modën e viteve ‘80, ja cilat ishin ikonat e 3 dekadave më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundimisht jemi rikthyer në modën e viteve ‘90, me fustanet e ngushta e të shkurtra, në varëset që lidhen në fyt apo edhe bluzat e shkurtra. Ndërsa në vitet 1980, moda ishte me xhaketa të fryra e fustane me rrudha e vata më të mëdha, vitet ‘90 ishin më të lehta.

Fustanet e ngushta, ngjitur pas trupit janë ato që rikthejnë modën e 30 viteve më parë. Në ato kohë, fundjavat ishin të paimagjinueshme pa një palë streçe të shkurtëra e me shkëlqim, atlete të mëdha e një xhiro me biçikletë. Përveç veshjeve, i njëjti stil i atyre viteve rikthehet edhe për modelet e flokëve, të lirshme, të thjeshta, të pakrehura e të pastiluara qartë.

Vitet ‘90 ishin vitet kur vunë emër modelet si Linda Evangelista. Asaj iu bashkuan më vonë modelet si Naomi Campbell, Cindy Craëford e Christy Turlington, mbi pasarelën e Versace, për prezantimin e koleksionit të ri 1991. Nga mesi i asaj dekade, bukuria duket se mori një tjetër kuptim, siç ishte modelja Kate Moss. Në 1993, Marc Jacobs ngjiti në pasarelë modele të veshura me ato që u njohën si “fustanet e gjyshes”.

Ai u kritikua gjerësisht e madje në atë kohë u pushua nga puna. Por ai koleksion u bë pika e kthesës në industrinë e modës përgjatë gjithe dekadës, edhe të jetës e karrierës së tij sigurisht. Ishte viti ‘94 kur Channel vendosi të mitizojë stilin e rrugës, me xhinse të grisura e të gjera me bel të lartë, çanta të vogla apo edhe varëset me zinxhir të trashë. Dekada kanë kaluar por industria e modës kthehet pas, duke i ofruar femrave e meshkujve, veshje praktike e të përshtatshme për çdo orar të ditës. Në sfilatën e tij të parë për Gucci, Tom Ford ndërhyri në brendin italian duke sjellë pantallonat e gjera velvet dhe këmishat e satenit.

Lexo edhe :  Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

E para këtë modë e përqafoi Madonna, që u vesh në këtë mënyrë gjatë mbrëmjes së MTV Video Music Award në vitin 1995. Ai që guxoi në fund të viteve 90’ ishte Alexander McQuinn, që sfidoi modën me veshje të printuara, me foto apo edhe me motive tropikale, deri tek pantallonat në metal, flori e argjend.

Ndikim më vete për adoleshentët e asaj periudhe ishin edhe personazhet kryesorë më filmat “Beverly Hills” apo “Princi i Bell Air”. Por filmi që përcaktoi trendin e fundit të viteve ‘90 ishte padyshim seriali “Friend” dhe “Sex and the City”, ku Jennifer Aniston dhe Sarah Jessica Parker u shndërruan në ikona të modës./Fjala.al/Burimi:CNN

Të fundit

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Lajme të tjera

Web TV