Bushati fjalim të fortë në Kuvend: Duhet të ndahemi me oligarkinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm dhe deputet i Partisë Socialiste ka dalë kundër vendimit të qeverisë për Portin e Porto Romanos, ku Bushati pretendon se po synohet që t’i ndryshohet në thelb subjekti.

Ai i ka kërkuar kolegëve të tij që të mos e votojnë vendimin dhe bëri thirrje për ndarjen e politikës nga oligarkia.

Bushati theksoi se PS është votuar në 2013 nga qytetarët pasi është premtuar se do të ndahet oligarkia nga politika, kurse sot ai pohon se niveli i ndërhyrjes së oligarkëve në politikë dallon nga fuqia e institucioneve.

“Është momenti për të mos shkuar në një kapitalizëm grabitqar ku oligarkët e shpërthejnë politikën”, shprehet Bushati.

“Sot po kërkohet të miratohet një kontratë për një koncesionar të ri pa një procedurë, pa ligj, në një situatë të vështirë. Dua ta filloj me një lutje për ju kryetar. Jam dakord me fjalët që mbajtët në fillim të seancës. Në rast se di t’i qëndrojmë fjalëve tuaja do ju lutesha mos ta votojmë këtë kontratë që ti japim kohë aktorëve shtetërorë të bëjë analizën e duhur. Nuk kemi tagër të burgosim të ardhmen e gjeneratës së re.

Në komunizëm deti ishte i pashfrytëzuar dhe sot jemi në kapitalizëm dhe çdokush duhet të dijë se çfarë ndodh në vijën bregdetare, sa porte do të ketë etj.
Me këtë kontratë të synohet që portit të hidrokarbureve t’i ndryshohet në thelb subjekti. Ne sot duhet të kishim këtu një projekt vizibiliteti. Unë jam një njeri që besoj të idealet.

Nuk kemi pse t’ia marrim portit të Durrësit dhe t’ia japim privatit. Nuk kanë pse shqiptarët të paguajnë taksa për të çuar postën atje, doganierin etj. Le ta bëjë privati këtë nëse e do.

Lexo edhe :  Rama dhe Berisha ngrenë “call-center” për Diasporën

Ne duhet të ndahemi me oligarkinë. Niveli i penetrimit në politikë dallon nga fuqia e institucioneve. Interesin e publikes duhet të mbrojmë në kryetar. Ne na kanë votuar në 2013 dhe kemi thënë do ti anulojmë koncesionet. Është momenti për të mos shkuar në një kapitalizëm grabitqar ku oligarkët e shpërthejnë politikën”, deklaroi Bushati.

Të fundit

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Kush janë vajzat e showbizz-it me fizikun më perfekt?

Julian De Silva, një kirurg plastik nga Londra, përdori raportin e artë për të zbuluar 10 supermodelet më të bukura në botë. Raporti i...

Lajme të tjera

Web TV