Minstrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor konferencë online, Cakaj: Mirënjohje për mbështetjen e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar ditën e sotme një video-konferencë me ministrant e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

“Në këtë takim digjital shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Bashkimit Evropian në luftën kundër COVID-19 dhe nënvizuam rëndësinë e përqendrimit të mëtejmë të të gjitha përpjekjeve në përballimin e kësaj sfide.”, u shpreh Cakaj në lidhje me konferencën.

Ai theksoi punën e Shqipërisë në rrugën evropiane duke treguar përkushtimin për të vepruar në përputhje me të gjitha prioritetet, siç janë paraqitur në përfundimet e fundit të Këshillit.

“Kjo është thelbësore për të përparuar edhe me tutje në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”– përfundoi Kryediplomati Cakaj, postimin e tij.

Të fundit

Fëmija u rrëmbye dhe u fsheh në Spanjë për 11 vjet, arrestohet nëna

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër...

Rusia: 122 të plagosur dhe 7 të vrarë në sulmet ndaj dy urave

Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse në kufij me Ukrainën u...

E pafalshme! Klubi francez gaboi me dëmtimin e Zhegrovës, i sjell pasoja

Doktorët e Lille trajtuan keq rastin Zhegrova dhe dëmtimin e tij duke gabuar gjithçka në periudhën e riaftësimit. E pafalshme për një klub të...

Një qytetar i Tiranës nuk mund të bëhet kurrë lider! Dueli Alimehmeti-Berisha nuk ia vlen

ENDRI KAJSIU - Së fundmi, Doktor Alimehmeti ka kërkuar në Kolegjin Zgjedhor rinumërimin e votave në Tiranë – pa konsultim me Partinë Demokratike dhe...

U krye! Qeveria miraton programin për profesionistët e rinj

Këshilli i Ministrave miratoi sot programin kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike për profesionistë të rinj, me qëllim përfitimin...

Lajme të tjera

Web TV