Raketat hipersonike, Putini: Armë e re, “e pathyeshme”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia njofton: Raketat tona hipersonike po funksionojnë. Është armë e re, “e pathyeshme”, ka deklaruar Putin.

Pas pagëzimit javën që shkoi nga Donald Trump të Forcave Hapësinore Amerikane, Rusia nga ana e saj përshpejtohet në garën e re të armëve dhe në fushën e raketave, duke kapërcyer Shtetet e Bashkuara: Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Vladimir Putin që regjimenti i parë i raketave, i pajisur me raketa strategjike hipersonike Avangard, sot ka “hyrë në shërbim, në orën 10 të mëngjesit me orën e Moskës”.

Bëhet fjalë për një armë të re, “të pathyeshme” që Putini kishte njoftuar një vit më parë, domethënë një raketë të aftë të arrijë, sipas burimeve zyrtare ruse, një shpejtësi në atmosferën e Mach 27, rreth 33,000 kilometra në orë. Në fakt, ajo është e aftë të godasë çdo objektiv brenda pak minutash. Gjithashtu është e aftë, vuri në dukje Putin, për të bërë kthesa të shpejta dhe papritmas duke ndryshuar lartësi, duke u bërë kështu gati e pamundur të përgjohet. Nuk është për t’u habitur. Disa ditë më parë Putin mburrej se Rusia është bërë vendi i vetëm në botë që vendosi armë hipersonike.

Gjatë Luftës së Ftohtë, kujtoi ai, Bashkimi Sovjetik ndoqi SHBA-të në hartimin e bombës atomike dhe ndërtimin e bombave strategjike dhe raketave balistike ndërkontinentale. “Tani kemi një situatë që është unike në historinë moderne: janë ata që përpiqen të na arrijnë. Asnjë komb i vetëm nuk ka armë hipersonike, e lëre më ato të një niveli ndërkontinental”.

Burimi: ansa.it

Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV