Dosjes “Gërdeci” apo “21 janarit”, kujt i trembet më shumë Sali Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha u pyet në “Of the Record” nga gazetari Andrea Danglli dhe për zhvillimet e fundit në Strukturën e Posaçme, e cila po avancon me dy dosjet e “Gërdecit” dhe “21 janarit” dhe a i frikësohet ai një dënimi për të dhe familjarët për këto çështje.

Berisha përsëriti edhe njëherë qëndrimin se familja e tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen e rëndë në Gërdec, teksa shtoi se për protestën e përgjakur të 21 janarit duhet të merren në pyetje dhe të hetohen organizatorët.

“Familja ime nuk ka lidhje me Gërdecin. Në mënyrë të pafytyrë e kanë ftuar 2 herë djalin tim. Po rata zbatojnë urdhra politike. Përsa i përket 21 janarit ai është një akt i organizuar nga Rama. Ka një deklaratë nga DASH që kërkon hetimin e organizatorëve, të atyre që qëlluan dhe me radhë. Në Shqipëri nuk ka njeri që nuk e di se organizator ishte Rama.

Unë qëndrova në zyrë dhe nderova flamurin, isha në krye të detyrës. Në hetime politike, kërkojnë veçse të fshehin të vërtetën e organizimit të atij akti të cilin unë I pari po të marrësh dokumentet, kam kërkuar hetim të pavarur e prokurorë ndërkombëtarë. Nuk kam kundërshtim të bëhet hetim”, u shpreh Sali Berisha./e.t

Të fundit

VIDEO/ ‘Plas’ grushti në një restorant në Abu Dhabi mes deputetëve gjeorgjian

Një sherr i madh ka plasur në një restorant në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Abu Dhabi, mes...

Dronët e rinj rrisin fuqinë e Rusisë në Ukrainë

Nga Reid Standish REL Ndërsa forcat ruse shtuan përparimet e tyre në lindje të Ukrainës, ato u ndihmuan edhe nga një mjet i ri - droni...

Vota e diasporës/ Publikohen shifrat: Mbi 10 mijë të regjistruar në më pak se 72 orë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka bërë apel të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, duke i ftuar...

Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA!

Avokati Spartak Ngjela bëri edhe një analizë të shkurtër të situatës zgjedhore në ‘Studio Live”, për votimet parlamentare të 11 Majit 2025. Duke vlerësuar gjendjen...

U qëllua për vdekje në autostradën Fier- Vlorë, identifikohet viktima

Kristian Marku është 30-vjecari i vrarë mbrëmjen e sotme në në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë. Sipas Policisë, i riu është qëlluar teksa...

Lajme të tjera

Web TV