Mosbindja civile e opozitës, politologu: Ja çfarë do të ndodhë me “non gratën” e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata politike në vend ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit, për shkak edhe të aksioneve të opozitës.

Për të folur për këtë temë dhe ngjarje të tjera, në një emision televiziv ishte në një lidhje direkte politologu Ermal Hasimja.

Ai komentoi mosbindjen civile të opozitës, për të cilën tha se nuk e arriti qëllimin dhe gjithashtu ndikimin e SPAK në jetën politike në vend.

Intervista:

Partia Demokratike qëkurse kanë përfunduar zgjedhjet në SHBA po entuziazmohen për shkak të fitores së Trump, a ka bazë reale ky entuziazëm?

Hasimja: Ka një lojë interpretimi të rezultatit nga PD. Ideja që fiton e djathta po, aq më tepër që gjatë Bidenit ndodhi edhe vendosja e non gratës ndaj Berishës. Ky është një lloj entuziazmi i brendshëm i PD sepse më duket e vështirë që të ndryshojë raporti i politikës së jashtme amerikane me Shqipërinë.

Që nga ajo ditë duket sikur mosbindja civcile ka pësuar një lloj zbutjeje. Çfarë frytesh dha mosbindja civile në aksionet që realizoi?

Hasimja: Efekti kryesor i mosbindjes civile, ishte thjesht një seri protestash, ky aksioni i opozitës mobilizon vetë militantët e opozitës, tregon që opozita është gjallë dhe e aftë të organizohet. Përtej kësaj nuk shoh të ketë arritur ndonjë sukses për synimin e PD që është qeveria teknike.

Jetën politike në Shqiëpri e ka ndikuar në një farë mënyre veprimtaria e SPAK. Çfarë ndikim ka SPAK në jetën politike të vendit?

Hasimja: Një ndikim e ka qoftë edhe për faktin që flitet kaq shumë. Është vënë në objektin e sulmit nga ana e opozitës. Mund të them që ndikimin e ka dhe mund ta mendojmë shumë mirë që SPAK vetë është nën presione nga të gjitha anët./   S,M

Të fundit

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë...

1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Më 14 korrik 1933, në Gjermani u firmos një nga dekretet më të errëta të epokës së pas Luftës së Parë Botërore: "Ligji për...

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Lajme të tjera

Web TV