Zuckerberg “i kënaqur” me pandeminë: Miliarda vetë kanë përdorur rrjetet sociale këto muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekosistemi Facebook, që përveç rrjeteve sociale përfshin edhe Instagramin, Messengerin dhe WhatsApp, i ka tejkaluar 3 miliardë përdorues mujorë dhe cdo ditë 2.3 miliardë persona përdorin së paku një nga këto platforma.

Lajmin e bëri publik vetë Marc Zuckerberg teksa publikoi shifrat e tremujorit të parë të vitit 2020. Ndërkohë përdoruesit vetëm të Facebook kanë arritur në 2.6 miliard në mbarë botën.

Zuckerberg është ndër të paktët persona në glob, i kënaqur nga periudha e pandemisë dhe vetizolimit në shtëpi për shkak të rritjes së përdorimit të aplikacioneve të drejtuara prej tij.

Në vendet më të goditura nga Covid-19, volumi i mesazheve të dërguara është rritur me mbi 50% ndërsa shifrat për mesazhet vokale apo video janë dyfishuar, për aplikacionet Messenger dhe WhatsApp.

Në Itali për shembull, koha e kaluar në këto apikacioni është rritur me mbi 70%. Dyfishim kanë shënuar edhe transmetimet direkte përmes Instagram dhe Facebook. Në frontin e luftës kundër lajmeve të rreme në epokën e koronavirusit, Facebook ndërmori fushatën për t’i zhdukur ato nga rrjeti dhe kështu ka bërë me më shumë se 4 mijë postime e lajme të rrezikshme për virusin që u etiketuan si “false”./Fjala.al/

Të fundit

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të...

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u shndërrua në një skenë kaotike,...

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij,...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Lajme të tjera

Web TV